Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Përmes dyerve të kohës” – 190 vjet fryma inovative frymëzon nxënësit e Gjimnazit Aprillovska

Brezat të tëra fitojnë njohuri nga Gjimnazi i Gabrovos, pasardhës i shkollës së parë laike në vendin tonë

7
Foto: nag-school.org

Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u  hap më 14 janar (2 janar, stili i vjetër) 1835. Sot në të arsimohen mbi 600 nxënës. Aktivitete të shumta shënojnë këtë përvjetor të rëndësishëm për qytetin dhe vendin, jo vetëm në ditën e festës së patronit, por edhe gjatë gjithë këtij viti. Nismat janë nën moton "Përmes dyerve të kohës":

Ellvira Hristova

“Ne e shënojmë këtë ditë me një ritual solemn dhe një program më ngjarje kulturore dhe iniciativa të llojllojshme - thotë drejtoresha Ellvira Hristova. – Emblematike gjatë 14 viteve të fundit është loja intelektuale "Shifri i Aprillovit", në të cilën ekipet e nxënësve zgjidhin një sërë enigmash të fshehura në kënde të ndryshme të ndërtesës, që afrojnë një nga ekipet me të ashtuquajturin shifër, i cili paraqet një rrotull me një tekst të vjetër bullgar, në të cilin janë shkruar fragmente të testamentit të themeluesit të shkollës Vasill Aprilov.”

Loja është një përmbledhje pyetjesh dhe detyrash në të gjitha lëndët, por në radhë të parë ato në fushën e shkencave humane, që është profili i shkollës. Gjithashtu, këtë vit me ndihmën e shkollës së mesme do të shtypen dy botime me vlerë të jashtëzakonshme për institucionin arsimor:

“Manuali humanitar me vepra të nxënësve "Dennica" u botua për herë të parë në vitin 1991 me iniciativën e stafit mësimdhënës. Emri i botimit vjen nga "Dennica e arsimit të ri bullgar" shkruar nga Vasill Aprillov dhe përmban tekste të nxënësve, të dalluara në konferenca, seminare letrare e historike ose janë të dekoruara në konkurse dhe lexime të ndryshme. Deri më tani manuali ka 18 botime dhe këtë vit jemi duke përgatitur edicionin e 19-të, i cili do të shfaqet në prag të Ditës së Iluministëve të Popullit - 1 Nëntor. Në fund të vitit kalendarik pritet të publikohet historiku më i ri i shkollës me titull “Historia e Shkollës së Gabrovos nga viti 1835 deri në vitin 1871 dhe e Gjimnazit të Gabrovos nga viti 1872”. Botimi është në përgatitje prej dy vitesh në partneritet me Arkivin Shtetëror, Bibliotekën Rajonale dhe Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”.

Në kuadër të Ditëve të Kulturës, në muajin maj, në sallën e ritualeve të Bashkisë parashikohet rikonstruksioni i Mbledhjes së Këshillit Bashkiak të qytetit, i njohur me emrin “Mançesteri Bullgar”, për shkak të fabrikave të shumta dhe sipërmarrësve patriotë në periudhën e pasçlirimit të vendit tonë:

“Nxënësit do të përgatisin një propozim për ngritjen e përmendores së drejtorit tonë të parë Rajço Karolev, sepse në qytet nuk ka të tillë. Ai do të përfshijë një koncept ideor, një hulumtim historik dhe një plan financiar. Planifikohet që ai të dorëzohet në mbledhjen shkollore të Këshillit Bashkiak.”

Bashkëpunimi i Gjimnazit me Teatrin Dramatik-Gabrovo është jashtëzakonisht intensiv vitet e fundit. Në vitin 2023 nxënësit realizuan një shfaqje të tërë dhe kjo u bë traditë për klasat në vijim.

"Nxënësit e përgatisin vetë shfaqjen, pa ndërhyrjen e mësuesve. Prandaj kërkuam mbështetjen profesionale të drejtorit të teatrit dhe ai jo vetëm që na siguron skenën, por merr pjesë edhe në përgatitjen dhe formësimin përfundimtar të shfaqjes. Është interesante që 30 vjet më parë shkolla kishte një klasë “Teatër dhe Art” dhe më vjen mirë që brezi më i ri i nxënësve po e rikthejë atë kohë.”

Ndër maturantët e shquar të gjimnazit, të cilët sot marrin pjesë aktive në jetën publike të vendit, është edhe politologu Hristo Pançugov. Ai e konsideron kthimin e godinës së shkollës si një nga momentet e paharrueshme të mësimit të tij atje, pasi për një periudhë të caktuar shkolla emblematike e Gabrovos ishte vendosur në godinën e Shkollës së Mesme Matematikore në qytet.

Hristo Pançugov

“Dhe në fakt, pas protestave të shumta nga ana jonë dhe me përpjekjet e drejtorit dhe mësuesve të gjimnazit, arritëm një pajtim që të zhvendoseshim në godinën origjinale, që në atë kohë strehonte Muzeun Kombëtar të Arsimit. Vitet e fundit të studimeve të mia atje ishin në ndërtesën në qendër të Gabrovos, prapa monumentit të Vasill Aprillovit. U ndërtua edhe një krah krejtësisht i ri i godinës që të mund të strehonte të gjithë nxënësit.”

Në vitin 1992 pasardhësi i Shkollës së Parë Laike në Bullgari mori statusin e shkollës shtetërore dhe emrin e saj aktual - Gjimnazi Kombëtar Aprilovska, ndërsa krahu i saj perëndimor vazhdon të strehojë Muzeun e Arsimit. Kështu, e shkuara dhe e ardhmja takohen në qendër të Bullgarisë, ku arsimi dhe sipërmarrja kanë qenë gjithmonë vlera më e lartë.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: nag-school.org, BTA, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD
Akademia Bullgare e Shkencave

Shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave mbështetën unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare

Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..

botuar më 25-01-14 11.06.PD

Simeon Sakskoburggotski: Bullgarët e rinj dhe studiozë janë pasuria e vendit në ditët e sotme

Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..

botuar më 25-01-14 7.25.PD