Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit. Gërmimet, të udhëhequra nga krye asistenti Dr. Vlladisllav Zhivkov nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, arriti në një thellësi prej 7.5 metrash, ku u zbuluan një mur fortesë dhe tri hendeqe. Ata janë pjesë e një kampi ushtarak romak nga gjysma e parë e shekullit I. Më vonë, mbi to u ndërtua një kamp i ri, në të cilin u eksplorua një ndërtesë, e cila supozohet të ishte një kazermë për ushtarët ose një stallë për kuaj. Në të u gjetën enë qeramike të importuara, kryesisht nga Galia Jugore, si dhe sende e monedha bronzi.
Arkeologët përcaktuan se kampi ushtarak u dogj gjatë një sulmi në shekullin e parë të viteve 80-të të erës sonë. Në atë kohë, Llom ishte një post kufitar i Perandorisë Romake me Dakinë, dhe fortifikimet luajtën një rol të rëndësishëm në mbrojtje. Pas pushtimit të Dakisë në shekullin II, qyteti ruajti rëndësinë e tij si një port në Danub. Gjatë Mesjetës, muret e kalasë u shkatërruan dhe u rindërtuan vazhdimisht.
Gjatë gërmimeve u zbuluan gjithashtu një dysheme balte të shekullit të XI-të para Krishtit me copa të thyera enësh qeramike të lidhura me kulturën Balej-Orsoja. Kjo konfirmon se qysh në fund të epokës së bronzit të vonë, në zonën e Llomit të sotëm ekzistonte një vendbanim me një nekropol ngjitur.
Në vitin 2024 gjatë gërmimeve u zbuluan rreth 400 gjetje, duke përfshirë sende antike si municione kuajsh, stoli, kryqe dhe enë qeramike. Të gjitha artefaktet do të dorëzohen për ruajtje në Muzeun Historik në qytetin Llom, tha dr. Vlladisllav Zhivkov në një intervistë për programin "Hristo Botev" të Radios Kombëtare Bullgare.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..