Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në kategorinë "Promovimi i dialogut ndërfetar" dhe u fitua në konkurrencë me 18 vende. Fituesit e tjerë në kategori janë një objekt nga Irlanda dhe një projekt i përbashkët i Italisë me Slloveninë.
“Muzeu i feve” në Stara Zagora ndodhet në Eski Xhamia të ndërtuar në vitin 1409. Është e vetmja ndërtesë e mbijetuar pasi qyteti u dogj në vitin 1877 dhe shërbeu përkohësisht si kishë. Pas gërmimeve arkeologjike, në sallën e lutjeve u ekspozuan themelet e një tempulli të krishterë të shekullit të X-të, një vend i shenjtë trak i shekullit të X-të para Krishtit dhe një gropë kulti nga epoka romake. Ideja e ekspozitës është vazhdimësia e vendeve të adhurimit dhe mesazhi se nuk ka rëndësi se cilit Zot i lutesh apo si lutesh, por për çfarë lutesh.
Për qytetin Stara Zagora më shumë mund të lexoni në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..
Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..
Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..