Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Surva në Ellovdoll

17
Foto: Ivo Ivanov

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur Viti i Ri festohej në stilin e vjetër - natën e 13 janarit duke pritur të vijë data 14 janar - festohet ende Surva. Rreth Të Lidhurit të djathit (Sirni Zagovezni) në Bullgarinë Lindore dhe Jugore kërcejnë kukerat (burra të maskuar). Por ajo që kanë të përbashkët të gjitha grupet e maskuara janë kërcimet për shëndet dhe pjellori. 




E tunduar nga tradita, Radio Bullgaria pranoi ftesën për të vizituar Zemensko për Surva. Derisa prisnim të fillonin lojërat, biseduam në Muzeun e survakarëve në fshatin Ellovdoll me Georgi Dimitrov. Në fund të çdo janari grupi i tyre i fshatit merr pjesë në festivalin e madh ndërkombëtar të lojërave me maska “Surva”, i cili këtë vit do të mbahet në Pernik nga data 24 deri më 26 janar.



"Me sa mbaj mend, mbase në klasën e parë, pra në vitin 1966, u përfshiva dhe unë, dhe ishte interesante për mua të shikoja se si babai im përgatitej për këto lojëra. Emocionet më përfshinin të tërin dhe çdo vit një muaj para fillimit të lojërave, që janë në datën 13 duke pritur datën 14, në fshat bëjmë përgatitjet paraprakisht – thotë survakari i vjetër – Një muaj para se të mblidhet grupi, zgjidhen drejtuesit e këtij grupi – dy nga të cilët prej kohësh mbajnë nga një zile. 
Nusja gjithmonë është burrë
Ata duhet ta kenë mbajtur me vete, për të ditur peshën e saj, nga të shkojnë, sepse në të kaluarën njerëzit ecnin nga fshati në fshat – nga tre deri në dhjetë kilometra, pa u ndalur. Zgjidhen prifti, nusja dhe dhëndri. Ka edhe një rit tjetër – natën para Krishtlindjes. Më së shumti e bëjmë kur festivali mbahet në Pernik. Por në shumicën e rasteve në fshat rituali është dasma. Vizitohen të gjitha shtëpitë dhe urohet që të gjithë të jenë shëndoshë e mirë dhe shpirtrat e këqij të largohen. Pjelloria është e dëshiruar. “Ne luajmë një valle Survakarësh”, shpjegon Georgi në dialektin e tij.



Ndonëse një shekull më parë vetëm burrat dhe të rinjtë visheshin, në ditët e sotme edhe gratë dhe fëmijët vishen me maska, këmbana dhe kostume. Gjatë vallëzimeve, pjesëmarrësit nuk mbahen kurrë për dore. Në valle kapen vetëm me shkopinj druri - shpata ose çekiç druri të gjatë. Ka qenë e frikshme kur dy grupe Survakarësh takoheshin pa e pasur në plan për t’u takuar.
Survakarët në valle nuk mbahen kurrë dorë për dore
"Babai im, i cili është ndoshta një nga survakarët më të vjetër, më tha se të gjithë mbanin çekiçë më të gjatë, sepse kur takoheshin, kishte zënka të ashpra. Me kalimin e kohës, kjo u zhduk dhe njerëzit filluan të mbanin marrëdhënie miqësore. Por në të kaluarën ka pasur një luftë të madhe për maskat dhe cili grup do ishte më i forti. Gjithçka e kam mësuar nga babai im. Maska fillon të bëhet që në shtator-tetor. Për maskat e mia kam disa miq që më ndihmojnë për t’i bërë. Ajo mbulohet me pëlhurë, rafinohet dhe fillon ngjitja e puplave. Ne përdorim kryesisht pendë pule - fillojmë t'i mbledhim ato në verë. Shkojmë te fqinjët sepse duhen nga 10 deri në 20 pula për të bërë një maskë. "Puplat duhet të jenë shumëngjyrëshe - të kuqe, të zeza, të bardha dhe disa madje janë të larmishme," thotë mikpritësi ynë.
Elena – mbesa e Georgi Dimitrov është pjesë e Survës
Dikur në disa fshatra për zbukurimin e maskës në vend të puplave përdoreshin barishte. Duke vënë maskën e ritualeve, personi tjetërsohet nga vetja, nga e përditshmja dhe kalon në botën e magjisë, të mbinatyrshmes.

"Këto maska janë tradicionale. Ne kemi maska që janë ndoshta unike në rajon dhe fshatrat e tjerë nuk i kanë këto lloje, të bëra nga shelgu. Sot do të dalin edhe ariu edhe rojtari i ariut. Ariu është pak i lagur nga vrapimet e shumta dhe puna, por zgjohet për të sjellë tek bujqit mbarësi dhe shëndet” – shpjegon me buzëqeshje Georgi dhe nxiton për të vajtur në pikën e takimit për fillimin e festës.
Disa nga maskat bëhen nga shelgu
Quajeni magji ose çmenduri, por Surva magjeps fillimisht pjesëmarrësit në zakon, pastaj publikun. Impulset janë të ndryshme, por qëllimi është i përbashkët - që të gjithë të marrin pjesë, të shkrihen me atë besim të ardhur nga e kaluara, me të cilin ne i mbijetojmë cikleve të kohës dhe rilindemi që të mund të ekzistojmë në të ardhmen. 
Rituali me ariun
Pas festës, kostumet dhe maskat fshihen në një vend të fshehtë në mënyrë që të mos humbasin fuqinë e tyre dhe burrat rrëfehen në kishë për t'u "pastruar" nga pjesëmarrja në ritualin e vjetër pagan.



Foto dhe video: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD