Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e disponueshme në faqen e internetit të BNR, duke njohur auditorin me historinë dhe zërat e BNR.
Publikimi multimedial ndërthur zërin e radios dhe kujtesën vizuale të krijuesve të saj, tregon për shtëpitë e medias së parë elektronike në vendin tonë.Projekti u përgatit nga Prof. Bojan Dobrev, pedagog në Akademinë Kombëtare të Arteve, dhe u realizua me ndihmën e Fondit Arkiv të BNR, Agjencisë Shtetërore "Arkivat", BTA dhe Muzeut të Radios.
Prisni më shumë informacion mbi këtë temë në faqen e internetit të Radio Bullgarisë.Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të..