Dita e Athanasit, e quajtur edhe "mesdimri" në kalendarin popullor bullgar, është një festë në të cilën Kisha Ortodokse dhe traditat tona folklorike nderojnë Shën Athanasin e Madh – kryepeshkop të Aleksandrisë dhe luftëtarit kundër Arianizmit - një herezi kishtare që mohon unitetin e Perëndisë Atë dhe Perëndisë Bir - Jezu Krisht.
Lindur në vitin 295 në Aleksandri, shenjtori që në fëmijërinë e tij tregonte aftësi që më vonë do ta përcaktonin atë si një bari shpirtëror dhe një luftëtar të zellshëm kundër herezive. E shihnin shpesh të luante peshkop dhe të pagëzonte miqtë e tij në ujërat e detit. Vetëm 23-vjeçari Athanasi i Madh u shugurua dhjak dhe në vitin 325 në Koncilin Ekumenik të Nikesë, ai arriti të kundërshtojë ithtarët e Arianizmit dhe të imponojë doktrinën e Trinisë së Shenjtë. Një vit më vonë, shenjtori u shugurua kryepeshkop i Aleksandrisë, por lufta e tij me herezitë kishtare vazhdoi gjatë gjithë udhëtimit të tij tokësor, dhe ajo ishte edhe arsyeja pse Shën Athanasi u takua me Shën Antonin dhe u bë dishepull i tij. Figurat e dy shenjtorëve mbeten të lidhura në aspektin kishtar-historik, shpirtëror dhe folklorik deri në ditët tona.
"Megjithatë, në besimet popullore ekziston ideja se ata ishin vëllezër, madje - binjakë, dhe ditët e tyre janë të lidhura me rituale dhe besime të caktuara, në të cilat idetë parakrishtere për botën, magjinë, si dhe elemente të vetë krishterimit janë të ndërthurura”, shpjegon Doc. Dr. Vesellka Tonçeva – etnologe, etnomuzikologe dhe antropologe muzikore nga Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, dhe vazhdon:
“Në realitet, Shën Antoni dhe Shën Athanasi, sipas doktrinës së krishterë, njiheshin me njëri-tjetrin, ishin mësues dhe nxënës, Shën Antoni ishte 44 vjet më i madh. Ne gjithashtu e dimë se ai ishte një shërues, që në njëfarë mënyre transferohet edhete shenjtori tjetër. Nga kjo ide lindi përfytyrimi në folklorin tonë se të dy janë baballarë - mbrojtës të murtajës. Dhe ajo vetë ka një karakter thuajse djallëzor në folklorin tonë” - thotë docentja Tonçeva dhe shpjegon se “pranë saj renditen lija, epilepsia dhe një sërë sëmundjesh të tjera”.
E gjithë kjo çon në shfaqjen e karakteristikave të reja të shenjtorëve. Një prej tyre është besimi popullor se dy vëllezërit farkëtuan një zinxhir me të cilin lidhën murtajën. Për këtë arsye, vetë Dita e Shën Athanasit shoqërohet me shumë zakone dhe rite që lidhen me sëmundjen tinëzare, e cila në folklor ka përvetësuar karakteristikat e një personazhi të vërtetë njerëzor. E quanin “zonja e vjetër” që të mos e thërrisnin nëse i përmendej emri dhe në Atanasovden piqnin bukë, të cilën e lyenin me mjaltë, pekmez ose reçel, për ta qerasur me ëmbëlsira dhe për ta qetësuar.
“Dy shenjtorët respektohen edhe si farkëtarë”, thotë Doc. Tonçev dhe shton:
“Ka legjenda dhe tregime të tjera, njëra prej tyre ka të bëjë me zbulimin e darëve. Përfytyrimi ishte që para kësaj, kur punuan farkëtarët përziheshin me duar të zhveshura në furra dhe e gjithë kjo ishte shumë e dhimbshme. Sipas folklorit bullgar, një nga shenjtorët pa një qenush të shtrirë përballë farkës me putrat e kryqëzuara. Kështu i lindi ideja për të bërë darë për të punuar me to në zjarr. Versioni tjetër përshkruan se si Shën Athanasi e trazonte zjarrin me duar të zhveshura dhe kështu njerëzit e kuptuan se ai zotëronte një fuqi të shenjtë.”
Doc. Vesellka Tonçeva shpjegon se arsyeja e besimeve dhe përfytyrimeve duhet kërkuar në dëshirën e natyrshme të njeriut për të gjetur sigurinë në një botë të pasigurt, “për t'ia shpjeguar botën vetes dhe dhe për të gjetur mekanizmat për ta përballuar atë. Të menduarit folklorik gërsheton misticizmin, magjinë dhe modelet mitologjike me ndonjë lloj pragmatizmin”, përfundon Doc. Dr. Vesellka Tonçeva.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkivi personal i Doc. Vesellka Tonçeva, blog.etar.bg, arkiv
Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me..
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..