Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe duke i mundur ata.
Dita e sotme është veçanërisht solemne për Eparkinë e Evropës Perëndimore dhe Qendrore të Kishës Ortodokse Bullgare. Festa e asketit egjiptian Shën Antoni i Madh, e cila në vendin tonë njihet si Antonovden, do të kremtohet me Liturgjinë e Shenjtë në Kishën bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin.
Shërbesa festive do të drejtohet nga kreu i dioqezës jashtë shtetit të Kishës Ortodokse Bullgare, Shkëlqesia e Tij Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij, i cili në këtë ditë shënon festën e tij personale - ditën e emrit dhe ditëlindjen.
Bashkë me mitropolitit do të shërbejnë priftërinjtë e kishës së dioqezës “Shën Mbreti Boris Pagëzori" në kryeqytetin gjerman - prifti Julian Angellov, prifti Ljubomir Leontiev dhe kryeprifti Collo Krivaçkov, si dhe priftërinj të tjerë nga famullia. Në liturgji do të marrin pjesë edhe bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Berlin dhe rrethinë, të cilët kanë ardhur për të përshëndetur peshkopin e tyre.
Mik special i festës është Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Milen Mitev, i cili ndodhet në Berlin për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Radios Kombëtare Bullgare dhe Mitropolisë së Evropës Perëndimore dhe Qendrore pranë Patrikanës Bullgare.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bulchurch.org
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një..
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe..