Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 16 janarin 2025

Temperatura të ulëta mëngjesore

Foto: BTA

Mëngjesin e së enjtes dukshmëria do të jetë e zvogëluar vende-vende në lugina dhe rreth pellgjeve. Pas mesditës, vranësirat do të çahen mbi Bullgarinë Lindore do të mbajë mot kryesisht me diell, pothuajse i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 7° deri në minus 2°, në Sofje do të jenë rreth minus 5°. Vlerat maksimale do të jenë nga minus 0 në 5°, në kryeqytet do të jetë rreth 0°.

Vranësirat do të jenë kryesisht të theksuara në malet para mesditës dhe borë e dobët do të bjerë në zona të veçanta në malet e Bullgarisë Perëndimore dhe në masivet e maleve  Rilla dhe Rodopet. Pas drekës, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në mot kryesisht me diell. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë minus 2°, në 2000 m rreth minus 6°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme para mesditës, por rreth mesditës do të çahen dhe do të zvogëlohen. Pas drekës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të jenë 4-6°. Uji i detit është 8-10°.

Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore dhe në malet dhe aty temperaturat do të rriten. Para mesditës së të premtes nëpër fushat  moti do të vazhdojë të jetë i qet me mjegull ose vranësira të ulëta në shumë zona.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marta Kos

KE pret që RSM të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj

Para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën. Kos dha shembullin e Serbisë, me të cilën nuk u hap klasteri..

botuar më 25-01-14 4.32.MD

Një hap përpara në projektin për një tunel hekurudhor kufitar midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Qeveria bullgare i ka dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut një projekt-marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar që lidh të dy vendet. Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të marrin..

botuar më 25-01-14 3.37.MD

Në male ka rrezik për ortekë

Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar paralajmëron se kushtet atmosferike për turizëm në male janë të këqija. Është me re dhe me mjegull. Për shkak të reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, është në fuqi shkalla më e lartë e..

botuar më 25-01-14 12.17.MD