Romët në vendin tonë kremtojnë festën Vasilica ose Bango Vasili fjalë për fjalë Vasili i çalë, i njohur ndryshe edhe si Viti i Ri i Romëve, njofton Fondacioni “Amalipe”. Sipas traditës, festa vazhdon tri ditë, duke filluar nga nata e 13 duke u gdhirë 14 janar. Festa Vasilica lidhet me disa legjenda rome për Shën Vasilin, një mbrojtës i romëve, i cili rivendos një urë mbi të cilën ata kalojnë pasi u shkatërrua nga Djalli dhe shpëton romët e mbytur. Detyrimisht në tryezë vendoset mishi i shpendëve - patë, gjel ose pulë. Darka e 13 janarit luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe është e mbushur me simbolikë të pasur.Është e detyrueshme që nga momenti i fillimit të darkës deri në mesnatë, dyert e shtëpisë të mbyllen fort - askush nga familja nuk del jashtë dhe asnjë i huaj nuk lejohet të hyjë në shtëpi.Familjarët e falin njëri-tjetrin duke i puthur duart njëri-tjetrit. Pas faljes, më të moshuarit (gjyshërit) e thyejnë bukën e ritit më dysh, “për të parë se kush do të ketë fat më të madh këtë vit dhe do të kujdeset për ushqimin e shtëpisë”. Më pas, secili fëmijë thyen një copë nga buka, dhe kafshata e parë nuk hahet, por mbështillet dhe vendoset nën jastëk. Besohet se ajo që njeriu ëndërron atë natë tregon se çfarë do të ndodhë në vitin e ardhshëm.
Mësoni më tepër nga arkivi ynë:
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të mëdha të krishtera - Ditën e Jordanit, Pagëzimin e Zotit, Epifaninë, ose Theofaninë Kjo është dita kur Shën Joan Pagëzori pagëzon Zotin Jezu Krisht në lumin Jordan. Deri në shekullin IV..
Më 4 janar festojmë 147 vjet nga Çlirimi /1878/ i Sofjes nga sundimi osman, e cila më vonë u bë kryeqyteti i Bullgarisë. Betejat për Sofjen në kuadër të Luftës Ruso-Turke (1877-1878) filluan më 25 dhjetor 1877. Më 3 janar 1878 komandanti i qytetit,..
Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit, më 27 dhjetor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Stefanit - martirit të parë të krishterë. Emri i tij do të thotë "kurorë" dhe vjen nga greqishtja "στέφανος" (stéphanos). Ai simbolizon fitoren dhe..