Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e udhëtarëve nga e gjithë bota.
Botimi thekson se udhëtimi drejt vendit tonë është bërë më i lehtë se kurrë, falë heqjes së kontrolleve kufitare për vizitorët nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian (në lidhje me aderimin tonë në Shengen nga 1 janari 2025). Gjithashtu, pritshmëritë se Bullgaria do të adoptojë euron do të lehtësojë më tej turistët që vijnë nga jashtë.
Si pikënisje, “The New York Times” rekomandon Sofjen – kryeqytetin e Bullgarisë. Sofja përshkruhet si një udhëkryq i lashtë kulturor dhe shtëpi e "Trekëndëshit të Tolerancës Fetare", ku katedralet katolike, tempujt hebrenj, xhamitë myslimane dhe kishat ortodokse bashkëjetojnë në mënyrë paqësore.
Pikat e tjera kryesore përfshijnë Parkun Kombëtar të Rilës dhe Manastirin mistik të Rilës, të cilët ofrojnë pamje të paharrueshme dhe mundësi ecjeje.
Plovdiv, qyteti i dytë më i madh në vend, është gjithashtu në listën e destinacioneve të rekomanduara me sharmin e tij dhe jetën e gjallë të natës.
Për dashamirët e historisë dhe pamjeve të bukura, rekomandohet Veliko Tërnovo - një qytet me "arkitekturë spektakolare" i vendosur në shkëmbinj të thepisur.
Vendpushimet e Detit të Zi përmenden gjithashtu si vende ideale për relaksim.
“The New York times” përfundon me një rekomandim për lexuesit që të provojnë verërat e nënvlerësuara bullgare, të cilat i japin shije shtesë një udhëtimi tashmë të paharrueshëm.
Renditja e botimit përfshin gjithashtu destinacione ekzotike si Kosta Rika, e njohur për rezervatet e saj natyrore, qyteti plotë gjallëri Kioto në Japoni dhe të tjera. Lista është përpiluar me qëllimin për t'u ofruar udhëtarëve një sërë përjetimesh kulturore, natyrore dhe aventureske.
Bullgaria është në hartën botërore si një destinacion që ofron histori të pasur, bukuri natyrore dhe larmi kulturor, dhe viti 2025 është një kohë e shkëlqyer për ta vizituar atë.
Nëse dëshironi të njihni më mirë vendin tonë, vizitoni faqen shqip të Radio Bullgarisë ku do të gjeni informacion të pasur për rrugët kulturore, monumentet historike dhe natyrore, për të gjitha thesaret e fshehura të Bullgarisë dhe më shumë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bulgariatravel.org, BTA, Facebook /5MinutiSofia, pdbase.government.bg, Komuna Veliko Tërnovo
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..