Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE

Sebastian Burduja

Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027, falë projektit “Neptun Deep”, vendi do të dyfishojë prodhimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur ministri rumun i energjisë Sebastian Burduja, cituar nga “Radio Romania International”.

“Neptun Deep” është projekti më i madh i gazit në Detin e Zi rumun dhe projekti i parë në det të hapur në ujëra të thella në Rumani. Me një rezervë totale të gazit natyror të vlerësuar në 100 miliardë metra kub, “Neptun Deep” do ta lejojë Rumaninë të bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE. Prodhuesit e gazit besojnë se ka potencial të madh për zbulime të mëtejshme në ujërat territoriale të vendit. Sipas disa të dhënave, rezervat totale janë rreth 200 miliardë metra kub, çka do të ndihmojë në diversifikimin e furnizimeve në rajon. Fusha “Neptun Deep” po zhvillohet nga kompania austriake OMV. Kompania tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me grupin gjerman “Uniper” për furnizimin me gaz nga fusha rumune nga viti 2027 në sfondin e pezullimit të furnizimit me gaz nga Rusia përmes Ukrainës.

Çështjet e sigurisë në Mal të Zi kanë nxjerrë mijëra protestues në rrugë



Mijëra malazezë kanë kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të sigurisë pas të shtënave masive më 1 janar që lanë të vdekur 13 persona, duke përfshirë dy fëmijë. Sipas protestuesve në kryeqytetin Podgoricë dhe qytetin e Cetinës, ku ndodhi krimi, forcat e rendit nuk kanë vepruar në mënyrë adekuate në situatën e krijuar, raportoi Euronews-Bulgaria. "Ne jemi këtu për të kërkuar përgjigje. Pse masakra e Cetinës po ndodh për herë të dytë? Pse askush nuk mban përgjegjësi", theksoi Maja Gardasheviq, një organizatore e protestës.

Të shtënat kanë ndodhur pas një sherri në një restorant. Një nga pjesëmarrësit, një 45-vjeçar banor i zonës, është kthyer në shtëpi, e ka marrë armën dhe ka hapur zjarr në lokal dhe më pas në vende të tjera të qytetit, përpara se të vrasë veten. Pas tragjedisë, qeveria njoftoi se do të shtrëngojë ligjet për armët.
Në një rast të mëparshëm në gusht 2022 një sulmues vrau 10 persona, duke përfshirë dy fëmijë, përpara se të vritej nga një kalimtar në Cetinë, kujton BTA. Vendi i Adriatikut ka një kulturë të rrënjosur thellë të armëve. Sipas Radio Televizionit Shtetëror të Malit të Zi shteti renditet i gjashti në botë për sa i përket numrit të armëve të paligjshme për frymë të popullsisë.

Hyrja e Bullgarisë në Shengen ndikoi negativisht në tregun e karburanteve në Greqinë Veriore


Hyrja e Bullgarisë në zonën Shengen e ka bërë më të lehtë për qytetarët grekë që preferojnë të furnizojnë makinat e tyre me karburant në pikat bullgare të benzinës. Ata nuk humbin më kohë në pikat kufitare për kontrolle. Rritja e trafikut të shtetasve grekë drejt pikave bullgare të karburanteve edhe gjatë natës po ndikon negativisht në tregun e karburanteve në Greqinë Veriore, sipas mediave në Gjymylxhinë, të cituar nga Nahit Dogu nga BNR Kërxhali. Rriten edhe shitjet e cigareve bullgare, të cilat janë më të lira për grekët. Sipas pronarëve të pikave të karburantit në rajonin e Gjymylxhinës, heqja e kontrollit në pikën kufitare të Makazës do të përkeqësojë problemin tashmë të mprehtë të parave që rrjedhin nga tregu vendas drejt Bullgarisë. Shoqatat e biznesit në Greqinë Veriore po kërkojnë taksim më të ulët të karburantit në rajonet kufitare me Bullgarinë - Gjymylxhina, Ksanthi, Drama dhe Orestiada. Sipas tyre, një përvojë e ngjashme evropiane ekziston dhe duhet të zbatohet.

Beogradi është qyteti më i madh evropian me transport publik falas


Komisioni Evropian njoftoi se Beogradi është bërë qyteti më i madh evropian që ofron transport publik falas, njoftoi transmetuesi shtetëror RTS. "Më 1 janar 2025, Beogradi, kryeqyteti i Serbisë, shpalli transportin publik falas për të gjithë banorët e tij. Me një popullsi prej 1.7 milionë banorësh, ai u bë qyteti më i madh evropian që miratoi një politikë të tillë," bëri të ditur KE në një deklaratë, cituar nga mediat. Gjithashtu u theksua se Beogradi po planifikon të blejë automjete të reja, në mënyrë që deri në fund të vitit 2025 të mos ketë makina të vjetra jo më shumë se dy vjet, përveç atyre të blera në vitin 2022. Këto masa pritet të reduktojnë trafikun, si dhe emetimet e gazrave të dëmshëm. Në vitin 2030 pritet të përfundojë edhe metroja, e cila do të strehojë një numër të madh pasagjerësh.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Foto: Facebook /Sebastian Burduja, Reuters, belgradecard.rs, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Timço Mucunski

Ministri i jashtëm maqedonas shprehu gatishmërinë për të kërkuar zgjidhje me Bullgarinë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..

botuar më 24-12-03 10.52.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD