Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur gjithashtu nga grupet “Der Hunds” dhe “Intelligent Music Project” kryesisht si Bobi Kosatkata. Ai ndan ndjenjën e mrekullueshme të këndimit të këtyre këngëve që i njeh që nga fëmijëria:
"Për mua, nga një fans, të bëhesha një frontman ishte pak e çuditshme. Në fakt është shumë e lehtë për mua, sepse i lë njerëzit të këndojnë dhe këngët i di përmendësh - i kam njohur edhe para se t'i bashkohesha grupit. Është e lehtë të jesh “frontman i “Tangra” me këto këngë”, thotë Bobi me buzëqeshje.
Regjistrimi i ri i "Tangra" është tashmë një fakt - një version i këngës "Qyteti ynë" - një këngë e dashur nga disa breza bullgarësh, me muzikë të Boris Karadimçev dhe tekst të Aleksandër Petrov për qytetin e vogël, "në të cilin, përveç rënies në dashuri, thjesht nuk ka asgjë për të bërë."
Mund ta shihni edhe videoklipin e ri, i cili u xhirua 45 vjet më vonë në të njëjtat lokacione të qytetit të Bellogradçikut, ku u filmua i pari, vetëm që tani në të njëjtët rrugë po ecin muzikantët nga formacioni i ri i grupit.
Nga ana muzikore, aranzhimi i ri është i pianistit të "Tangra", Dani Gançev, me më shumë piano. Me idenë e autorit të tekstit, Aleksandër Petrov, janë përfshirë edhe instrumentet me hark, ndërsa në orkestrimin e ri ka marrë pjesë edhe kitaristi i grupit Ivo Çallëkov. Dhe Bobi Kosatkata e këndon këngën e njohur "në mënyrën e vet", siç thotë ai.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi..