Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar, njoftoi BTA, duke iu referuar Valja Dineva, një vendase nga fshati. Ditën e Shën Gjonit fillon me larjen rituale të nuses nga vjehrra, fqinjët, të afërmit dhe miqtë e familjes së re. Bëhet mbi një trëndafil me ujë të shenjtë që të jetë i shëndetshëm dhe i bukur dhe të lindë fëmijë të shëndetshëm dhe të bukur. Pas kësaj, fillon kërkimi i dhëndrit, i cili domosdoshmërisht fshihet nga miqtë e tij. Rituali shoqërohet gjithmonë me muzikë. Kur dhëndri zbulohet, para shtëpisë së tij luhet një valle dhe pastaj të gjithë shkojnë drejt çezmës së vendbanimit. Aty, në sheshin e fshatit, dhëndri përsëri përpiqet të arratiset. Dhëndri i ri zhytet në të gjitha koritë e shatërvanit. Banja e fundit është në koritën më të madhe dhe dhëndri përpiqet të spërkasë me ujë të gjithë përreth. Më në fund, të gjithë luajnë në një valle të përbashkët. Dita mbyllet me një darkë festive në shtëpinë e familjes së re.
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..