Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesa e parë

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë gjatë vitit 2024: Greqi dhe Rumani

Foto: arkiva

Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i ri 2025 të na imponojë axhendën e tij Radio Bullgaria kërkoi mendimin e gazetarëve dhe ekspertëve, për të kuptuar se cila është ngjarja më e rëndësishme në rajonin tonë, e vlerësuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe mes Bullgarisë dhe fqinjëve të saj për vitin 2024.

Bullgaria dhe Greqia - Lidhja e suksesshme e gazsjellësit me terminalin në Aleksandropolis dhe rënia e kufirit tokësor

Kur flitet për marrëdhëniet dypalëshe bullgaro-greke, duhet pasur parasysh një kornizë, e krijuar me fillimin e mijëvjeçarit të ri dhe me pranimin e Bullgarisë në NATO dhe BE në vitin 2004 dhe 2007. Kjo i përfshiu marrëdhëniet bullgaro-greke në politikën panevropiane, thotë Prof. Jura Konstantinova nga Instituti i Studimeve Ballkanike të Akademisë Bullgare të Shkencave.
Prof. Jura Konstantinova
“Padyshim, ngjarja më e rëndësishme në vitin 2024 nga pikëpamja gjeopolitike është vënia në funksion e terminalit të gazit në Aleksandropolis. Ai duhet të sjellë dhe të kalojë gaz përmes Bullgarisë, i cili më pas do të shpërndahet përmes Rumanisë në Hungari dhe Sllovaki - nga njëra anë, dhe në Ukrainë dhe Moldavi - nga ana tjetër. Nuk ka dyshim se nga pikëpamja e rëndësisë gjeopolitike dhe strategjike, ky projekt është më i rëndësishmi. Nuk është rastësi që u rifillua shpejt dhe me sukses në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës, kur papritmas shumë shpejtë bëmë lidhjen me Greqinë, gjë që mundëson transportimin e këtij gazi. Këtë vit filloi ndërtimi i këtij gazsjellësi vertikal përmes Bullgarisë, i cili duhet të përfundojë në vitin 2025”, shton studiuesi.
Terminali në Aleksandropolis
Nga këndvështrimi i qytetarëve bullgarë dhe grekë, sigurisht ngjarja më e rëndësishme për vitin 2024 është rënia e kufirit tokësor bullgaro-grek, mendon prof. Konstantinova dhe kujton se edhe përpara se Austria dhe Holanda të jepnin pëlqimin zyrtar për heqjen e kufirit tokësor, shërbimet kufitare bullgare dhe greke i kishin specifikuar tashmë të gjitha detajet se si do të ndodhte kjo.
Pika kufitare më e re në kufirin bullgaro-grek - Rudozem - Xanthi hap dyert më 1 janar 2025
"Meqenëse jemi duke u kthyer pas në kohë dhe duke bërë lidhje me historinë, më lejoni të dërgoj një urim për marrëdhëniet bullgaro-greke për vitet e ardhshme. Nuk ka dyshim se për vitin e kaluar 2024 ato ishin shumë të suksesshme. Por këto dy arritje të marrëdhënieve bullgaro-greke janë rezultati i situatës ndërkombëtare. Ne e dimë se kjo situatë është e ndryshueshme. Që të mos ketë ndryshim në marrëdhëniet bullgaro-greke, uroj faktorët përgjegjës nga ana bullgare dhe greke, të bëjnë të mundur shkatërrimin e plotë të stereotipeve të mbetura negative në vitet e ardhshme dhe të arrijnë realisht fqinjësinë e mirë të përhershme dhe përfundimtare bullgaro-greke”, uron Prof. Konstantinova.

Bullgaria dhe Rumania - Rënia e kufirit tokësor hap një mundësi për dinamizëm civil të fqinjësisë së mirë dhe emancipim të vendeve në BE

Kufiri bullgaro-rumun zhduket. Më shumë se kurrë e ardhmja e marrëdhënieve dypalëshe tani varet nga qytetarët e të dy vendeve, mendon gazetari Vlladimir Mitev nga redaksia rumune e Radio Bullgarisë.
Vlladimir Mitev
“Gjëja më e mirë që ka ndodhur në marrëdhëniet bullgaro-rumune këtë vit, do të ketë efekt pas Vitit të Ri. Ky është vendimi i 12 dhjetorit 2024 i Këshillit të BE-së për anëtarësimin e plotë të dy vendeve. Vendimi përfshin Evropën Juglindore si një rajon që i përket në të njëjtën mënyrë, si të gjithë anëtarët e tjerë, zonës së lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE. Kjo do të thotë që shoferët e kamionëve nuk do të presin me orë të tëra në kufij pa pasur nevojë, duke humbur para dhe duke ndotur mjedisin. Përveç kësaj, të dy vendet nuk do të diskriminohen për shkak të statusit të tyre të mëparshëm të ndryshëm në Shengen, në momentin që investitorët e huaj kërkojnë një vendndodhje për uzinat e tyre në rajon”, thekson eksperti për Rumaninë.

“Ndërkohë që vazhdon kriza politike në nivelin qendror në Sofje, e lidhur me pamundësinë e formimit të një qeverie të qëndrueshme, ndërsa sistemi politik rumun është gjithashtu në një moment të vështirë pas anulimit të zgjedhjeve presidenciale, qytetarët e të dy vendeve janë më shumë se kurrë çelësi i ndryshimit në marrëdhëniet rajonale. Rënia e kontrolleve kufitare mund të ofrojë një valë energjie dhe duhet të përdoret për të larguar vetë vendet, nga pozicioni i tyre si periferi e BE-së. Ndërsa urat me fqinjët tanë në BE - përsëri fizike, por edhe virtuale, mund t'u japin njerëzve në vendin tonë ndjenjën se, pavarësisht se jemi në cepin juglindor të BE-së, ne kemi përvojën e duhur dhe ndjekim logjikën e vendeve dhe njerëzve nga brendësia e BE-së”, thotë gazetari.

Pasqyra e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe fqinjëve të saj ballkanikë në vitin 2024 do të vazhdojë me komente për ngjarjet më të rëndësishme dypalëshe me Turqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Foto: BTA, balkanstudies.bg, bulgartransgaz.bg, smolyaninfo.com, friendshipbridge.eu, arkiva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD