Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përjashtojnë DPS - "Fillimi i Ri" nga familja liberale evropiane

Valeri Hajer
Foto: EPA/BGNES / Foto: ЕПА/БГНЕС

Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye për këtë vendim, Valeri Hajer, kryetare e grupit “Rinovo Evropën”, thekson se “vlerat e fraksionit DPS-Peevski janë krejtësisht të papajtueshme me ato të grupit “Rinovo Evropën”, dhe për këtë arsye rekomandon përjashtimin e menjëhershëm të partisë DPS-Peevski nga grupi i tyre. Grupi mblidhet sot pasdite për të diskutuar përjashtimin, ndërsa votimi është të martën më 14 janar 2025.

Më parë, Rrjeti Liberal për Evropën Juglindore (LIBSEEN) njoftoi se po fillon një procedurë të menjëhershme për përjashtimin e formacionit të Peevskit nga ALDE dhe "Rinovo Evropën". Rrjeti Liberal për Evropën Juglindore gjithashtu theksoi se “DPS - Fillimi i Ri” nuk është më pjesë e tyre. Vendimi i tyre është në përputhje me Nenin VII të Rregullores së LIBSEEN, i cili lejon pezullimin ose përjashtimin e organizatave anëtare që nuk veprojnë në përputhje me parimet e rrjetit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

Në të njëjtën kohë, LIBSEEN do të vazhdojë të punojë me përfaqësuesit e anëtarësimit bullgar në Forumin Liberal Evropian, të udhëhequr nga nënkryetari i Internacionales Liberale, Dr. Xhevdet Çakërov.

Ditën e diele, 22 dhjetor, në Sofje u mbajt Konferenca e XII-të Kombëtare e DPS-së, e thirrur nga bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Delegatët miratuan statutin e ri të partisë dhe zgjodhën Deljan Peevski kryetar të saj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 prillin

Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 9°.  Ditën e shtunë..

botuar më 25-04-18 7.30.MD

13 persona u arrestuan në Sofje gjatë një aksioni kundër migracionit të paligjshëm

Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..

botuar më 25-04-18 5.38.MD
Patriku Daniil

Patriarku Daniil: Kryqi nuk është fundi, kryqi është rruga drejt Ringjalljes

Të Premten e Madhe   - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..

botuar më 25-04-18 2.56.MD