Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

4
Foto: Kostadin Kallojanov

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e Krishtlindjeve ishin të bëra prej qelqi të hollë si letra. Këto ditë, "motrat" ​​plastike kineze të zbukurimeve prej qelqi të Pemës së Krishtlindjes prej kohësh e pushtuan tregun, por vetëm sepse janë më të lira dhe më të aksesueshme. Kjo nuk do të thotë që lodrat e vjetra të thyeshme janë të vjetruara! Kostadin Kallojanov nga qyteti Bellosllav, i cili punonte për shumë vite në fabrikën lokale të qelqit, mori detyrën për të ringjallur traditën e prodhimit të tyre. Sot, së bashku me familjen e tij, ai krijon bizhuteri të vërteta qelqi në punishten e tij të shtëpisë.

Rezulton se ky zanat e ka origjinën 250 vjet më parë në qytetin gjerman të Laushës. Në Bullgari lodrat e Krishtlindjeve prej qelqi filluan të shpërndahen masivisht me ndërtimin e disa ndërmarrjeve të specializuara gjatë periudhës së socializmit.Por pas të ashtuquajturve ndryshime demokratike në fund të shekullit të XX-të, prodhimi i tyreështë në rënie serioze. Tani punëtoritë dhe punishtet e lodrave të Krishtlindjeve prej qelqi në vendin tonë mund të numërohen me gishta dhe Kostadin Kallojanov është ndër mohikanët e fundit që po luftojnë për mbijetesën e këtij arti eterik.

“Teknologjia është e njëjtë me atë që përdorej në fillimin e prodhimit të lodrave të Krishtlindjeve – thotë Kostadin Kallojanov. - Nga gypthe të qelqit pritet një pjesë me një gjatësi të caktuar dhe gjithçka bëhet me ngrohje, fryrje me gojë dhe lëvizje të lira të duarve. Pasi të jetë fryrë forma e lodrës, e cila mund të jetë sferike, mund të jetë një kërpudhë, një lepurush, një arushkë, një qenush etj., ajo zhvendoset në argjendimin e saj. Nitrat argjendi dhe amoniaku derdhen brenda lodrës – ky është i ashtuquajturi reaksion i pasqyrës së argjendit, që mësohet në orët e kimisë në shkollë. Dhe në këtë mënyrë dekorimi bëhet me shkëlqim. Nga ana e jashtme aplikohet një llak special për t'u dhënë lodrave ngjyra të ndryshme dhe ato dekorohen tërësisht me dorë nga piktorë, sepse pikturimi në xham nuk është aspak një punë e lehtë.”

Më në fund, forma e krijuarspërkatet me "pluhur magjik" - këto janë copëza qelqi të lodrave të thyera. “E njëjta brokadë argjendi me të cilën spërkateshin kartolinat e Krishtlindjeve”, shpjegon Kallojanov. Dhe shton se krijimi i këtyre miniaturave të brishta i sjell atij një gëzim të veçantë. Dhe jo vetëm ai kënaqet:

“Magjia është se ato bëhen tërësisht me dorë, është një prodhim që vështirë se mund të mekanizohet apo automatizohet. Lodrat e qelqit janë shumë të holla, vetë procesi i prodhimit të tyre, i bën ato të dekorojnë në mënyrë elegante Pemën e Krishtlindjeve, sepse janë jashtëzakonisht të lehta dhe nuk anojnë apo përkulin degët e saj. Bëjmë me porosi mbishkrime me mesazhe të ndryshme, me imazhe të peizazheve dimërore etj. Secila nga lodrat tona është si një vepër e vogël arti. Më tërheqës janë topat me imazhin e Krishtlindjes, që duken si ikona të vogla qelqi! Është interesante të shohësh reagimet e njerëzve kur vijnë në stendën tonë, sytë e tyre të hapur dhe të ndezur kur shohin lodrat e Krishtlindjeve që ne bëjmë.”

Fatkeqësisht, profesioni i qelqpunuesit në Bullgari pothuajse po zhduket. E ardhmja e tij është e lidhur me ndërmarrjet e vogla prodhuese si ajo e Kallojanov. Prapëseprapë, sipas tij, biznesi i tij familjar është mjaft jofitimprurës. “Ti prodhon dhe investon gjatë gjithë vitit – materialet nuk janë aspak të lira dhe shet vetëm gjatë periudhës së Krishtlindjes, që është vetëm 20-30 ditë. Por me organizim të mirë dhe përkushtim ndaj kësaj zeje, ia dalim mbanë”, tha në përfundim Kostadin Kallojanov.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Kostadin Kallojanov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD