Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan një projekt dhjetëvjeçar të bashkëpunimit ushtarak me Ukrainën

Borisllav Gucanov dhe Kostadin Kostadinov nga foltorja e Kuvendit Popullor
Foto: BTA

"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe Ukrainës për 10 vitet e ardhshme. Njoftimi kërkon që formacionet e përfaqësuara parlamentare të dërgojnë opinionet e tyre deri në mesditën e sotme.

Deputeti Borisllav Gucanov nga BSP e quajti marrëveshjen "të turpshme" dhe këmbënguli që Gllavçev të garantojë se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen në takimin e tij me presidentin ukrainas më 19 dhjetor. Në emër të BSP-së, Gucanov u bëri thirrje grupeve parlamentare që sot t'i dërgojnë mendimet Këshillit të Ministrave, në mënyrë që të mos ketë mundësi që kryeministri ta bëjë këtë akt të "turpshëm", i cili sipas tij është një provokim i rëndë dhe një hap drejt përfshirjes në konfliktin ushtarak.

Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov akuzoi BSP-në për hipokrizi, sepse po negocion me GERB-SDS për formimin e një qeverie euroatlantike. Kostadinov theksoi se mendimi i grupit parlamentar të "Vëzrazhdane" është se Bullgaria nuk duhet të nënshkruajë marrëveshjen, sepse "ajo dëmton interesat e vendit tonë, rrezikon sigurinë e tij dhe kushdo që e nënshkruan atë i nënshtrohet përgjegjësisë ligjore për tradhti".



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para për sa i përket rritjes së çmimit të banesave në BE

Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..

botuar më 25-04-12 1.05.MD

Edicioni jubilar i maratonës “Tërnovo Ultra” tërheq shumë pjesëmarrës

Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..

botuar më 25-04-12 8.10.PD

Parashikimi i motit për 12 prillin

Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...

botuar më 25-04-11 7.40.MD