Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Todor Zelenkov: Për të kapërcyer konkurrencën botërore në mundje dore, duhet një vullnet i fortë dhe pak kokëfortësi

Todor Zelenkov
Foto: Arkiva personale

Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan Gashevski, Simon Sharabanski etj., mundja e dorës gëzon një popullaritet të madh mes të rinjve në Bullgari - ka shumë burra të fortë në të gjithë vendin që kërkojnë sfida të reja. Komoditeti i këtij sporti është se rregullat janë të qarta dhe çdokush mund të stërvitet vetë, madje edhe të pajisë dhomën e tij të stërvitjes në shtëpi. Dhe paraqitja në një kompeticion nuk lidhet me anëtarësimin në një klub sportiv apo ndërmjetësimin e një trajneri për të hapur rrugën drejt garave evropiane dhe botërore. Në kryeqytet dhe në vendin tonë mbahen dhjetëra e ndoshta qindra turne të vogla të mundjes së dorës të organizuara nga klubet vendase.

Edhe nëse nuk ka renditje se në cilin nga rajonet e Bullgarisë jetojnë burrat me duart më të forta, të gatshëm për një duel në tavolinë, ne e dimë me siguri se disa prej tyre janë në qytetin e Gorna Orjahovicës. Nga atje është edhe Todor Zelenkov - fituesi i sivjetshëm i titullit botëror në mundjen e dorës me dorë të majtë. Turneu u mbajt në fillim të tetorit në Loutraki, Greqi.

Kampioni Todor Zelenkov është krenaria e gjithë Gorna Orjahovicës, ndërsa bashkëqytetarët e tij uruan njëri-tjetrin për fitoren në rrjetet sociale dhe me krenari shpërndanë pamjet nga vetë ceremonia e ndarjes së çmimeve. Todor është vetëm 20 vjeç. Ai ka qenë i varur nga ky sport që në fëmijëri, ndërsa për të marrë pjesë në gara ka vetëm dy vite që përgatitet në klubin lokal “Lokomotiv 96”. Konkurenca në mundjen e dorës në vendlindjen e Todorit është e madhe, ndaj me shumë punë dhe stërvitje ai arrin të garojë me më të mirët e kësaj disipline. “Më motivuesi është shembulli i dy trajnerëve të mi, të cilët janë gjithashtu nga Gorna Orjahovica”, thotë Todor Zelenkov dhe vazhdon:

"Të dy janë shpallur shumë herë kampionë të botës - Pllamen Dimitrov dhe Cvetan Gashevski - nga të cilët marr shumë informacione të dobishme dhe bëjmë shumë stërvitje. Ky është klubi i parë për mundjen e dorës në Bullgari - "Lokomotiv 96". Garat përmes Klubit janë mbajtur për 30 vjet në vendin tonë. Ne jemi një komb shumë i fortë dhe ne performojmë në një nivel shumë të lartë në sportin botëror. Unë gjithmonë përpiqem të luaj si trajneri im Pllamen, dua të jem si ai. Ai ka shumë përvojë në këtë sport dhe di shumë mirë të përgatisë sportistët e tjerë. 
Pllamen Dimitrov
Gara në Greqi zhvillohej për 4 ditë, ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe nuk ka lidhje me nivelin e turneve në vendin tonë. Edhe para se të shkoja atje, u zotova se do të bëhesha kampion bote. Kjo është arsyeja pse nuk kisha frikë nga konkurrentët më të fortë, por më bëri përshtypje se rivalët e mi nga Kanadaja dhe Polonia ishin më të fortët”.

Todor Zelenkov ka qenë vazhdimisht kampion republikan në Bullgari dhe kjo i dha besim për të luftuar dhe fituar në podiumin botëror. Ai thotë se mundja e dorës kërkon një forcë të caktuar. "Duhen tendina të forta, për të pasur kyçe të mira dhe duar shumë të forta në përgjithësi. Kjo është për shkak të gjeneve të mira, por në familjen time nuk ka sportistë të tjerë të shquar të këtij niveli", thotë Todor dhe vazhdon:
Ekipi bullgar në kampionatin botëror të mundjes me dorë në Loutraki të Greqisë
"Kur shkoj në stërvitje pasdite, stërvitem për disa orë dhe më pas nuk kam kohë për asgjë tjetër. Shkoj në shtëpi dhe fle gjumë, por nga ana tjetër, sporti më gëzon me rezultatet. U bëra fitues në kategorinë e dorës së majtë sepse bera gabime teknike me dorën tjetër. Por kur dëgjon himnin bullgar në sallë, ndjesia është e mrekullueshme, të rrënqeth të gjithin. Gjithçka ishte e mrekullueshme. Tani po vazhdoj studimet në universitet - studioj për Administrim Biznesi + në Universitetin e Veliko Tërnovos. Një person mund të arrijë gjithçka, nëse ka dëshirë, të gjejë kohë si për studime ashtu edhe për sport. Është e rëndësishme të kesh vullnet të fortë edhe pak kokëfortësi."

Foto: arkiva personale e Todor Zelenkov, Facebook/Armwrestling Club - Lokomotiv 96
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karllos Nasar

Karllos Nasar është fituesi i “Ikarit Sportiv” për vitin 2024

Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..

botuar më 24-12-06 4.21.MD

Sportistë të shquar bullgarë u dekoruan me Medaljen e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..

botuar më 24-12-03 5.58.MD

Futbolli bullgar shënoi 100 vjetorin e tij

Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..

botuar më 24-12-03 10.15.PD