Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Foto: BGNES

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për epërsi politike, populli u shqetësua për fatin e tufës së xha Georgit nga Velingradi dhe bëri gjithçka që mundej për ta mbrojtur atë nga zyrtarët e Agjencisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore (BABH) që kishte lëshuar urdhër për të vrarë më shumë se 1700 kafshë për shkak të mostrave të dyshuara pozitive me murtajë afrikane.

Prej më shumë se 50 vitesh, banori nga Velingradi kishte përzgjedhur për të rritur një racë të vjetër Karakaçani dhe një nga racat më të vjetra të deleve bullgare që gjendet në pjesën verilindore të vendit, të cilat pothuajse janë zhdukur në trojet tona. Ai i rrit me djemtë e tij Dimitër dhe Stefan Iliev dhe dy nuset e tyre. Urdhri për të vrarë kafshët e tyre vjen si një rrufe nga qiell i kaltër për shkak të një shpërthimi të dyshuar të murtajës midis bagëtive të imta.
Pronari i fermës, Georgi Iliev
Megjithatë, rasti i tyre ka një precedent nga katër vjet më parë, kur më shumë se 4,000 kafshë u vranë në Stranxha për shkak të mostrave pozitive për sëmundjen afrikane, të cilat u gjetën në mënyrë të ngjashme, por nuk u konfirmuan në një laborator të pavarur. Më pas, falë ndërhyrjes së vullnetarëve, organizatave të ruajtjes së ambientit dhe avokatëve me përvojë, një tufë mbijetoi dhe pronarët e saj paditën BABH. U zbulua se nuk kishte asnjë sëmundje, dhe në vitin 2020 Gjykata e Lartë Adminitsrative vendosi që nuk kishte pasur fare sëmundje afrikane mbi bagëtitë e imta.
Edhe tani nuk ishte e qartë se mbi bazën e saktë të cilat mostrave, më 25 nëntor të këtij viti, Komisioni Evropian mori informacione për 25 mostra pozitive të izoluara dhe 4 raste të kafshëve të ngordhura në tre tufat e xha Georgit dhe djemve të tij.

Dhe në fermat e Rodopeve nuk kishte fare kafshë të ngordhura dhe kjo mund të konstatohet nga pullat në vesh, pohojnë fermerët. Për fat të mirë, shfarosja e tufave të Velingradit u ndal pas ndërhyrjes së shpejtë të qytetarëve dhe blegtorëve, të cilët bënë një zinxhir të gjallë rreth fermës, dhe organizatat mjedisore dhe avokatët paditën të gjitha institucionet për veprime të paligjshme të BABH. Përcaktimi i sëmundjes është një proces kompleks, sipas protokolleve të përcaktuara rreptësisht - një grup individual për çdo mostër, i cili duhet të ekzaminohet në një laborator të akredituar. Megjithatë, në territorin e vendit tonë nuk ekziston një laborator i tillë, thonë avokatët, që i morën me mbrojtjen e fermerëve të prekur.

Laboratori Kombëtar pranë BABH është i akredituar për të hetuar sëmundjen e murtajës afrikane, por vetëm te kuajt dhe derrat.

Kjo duket qartë nga dokumenti i akreditimit të laboratorit, i lëshuar më 30.07.2021, i vlefshëm deri më 30.07.2025. Me këtë rast, në faqen e saj në Facebook, gjyqtarja Rumjana Çenallova publikoi dokumente që dëshmojnë se nuk ekziston asnjë metodë për hulumtimin e murtajës te bagëtitë e imta dhe laboratori nuk ka bazë ligjore për të marrë dhe ekzaminuar mostra për murtajën afrikane mbi delet në fermë.

Një javë pas raportimit në BABH, vjen përgjigja e KE-së se kafshët duhen vrarë menjëherë! Vonesa e institucioneve bullgare rrezikon shëndetin e deleve dhe dhive, jo vetëm në Bullgari, por edhe në të gjithë BE-në - theksoi Drejtoria "Menaxhimi i krizave në ushqim, kafshë dhe bimë" drejt Drejtorisë së Përgjithshme "Shëndeti dhe Siguria Ushqimore". BABH siguroi se agjencia do të vazhdojë të ndjekë në mënyrë rigoroze të gjitha kërkesat e legjislacionit evropian dhe kombëtar në procesin e hulumtimit të sëmundjes, pasi ka dërguar tashmë mostrat nga bagëtitë e imta me murtajë në laboratorin e referencës në Montpellier, Francë.

Megjithatë, autoritetet zyrtare bullgare heshtin për faktin se sipas rregullores evropiane, "autoriteti kompetent mund të urdhërojë ekzekutimin parandalues", duke lejuar derogime nga kërkesa për të vrarë kafshët në vendin e prekur në një sërë rastesh, si në rastin e racave të rralla të regjistruara zyrtarisht, siç janë kafshët e familjes Ilievi.

Ky detaj i rëndësishëm, u arrit nga organizata për mbrojtjen e mjedisit “Me “ti“ me natyrën”, e cila prej vitesh sfidon vendimet e BABH për të vrarë kafshë të shëndetshme dhe madje i ka dënuar disa herë. E njëjta organizatë çdo herë u dërgon sinjale institucioneve europiane për parregullsitë në agjencinë shtetërore, ku ndërrojnë periodikisht drejtuesit, por jo mënyrën e veprimit.

Gjithsesi, pavarësisht nga hulumtimi, delet e xha Georgit duken të shëndetshme, në kundërshtim me çdo pretendim se janë të sëmura dhe shfaqin simptomat e murtajës. Tashmë ka kaluar gjysmë muaj ose më shumë nga diagnoza e sëmundjes së dyshuar. Sipas të dhënave zyrtare, periudha e inkubacionit është nga 3 deri në 7 ditë, dhe nëse vërtet do të kishte një murtajë, të paktën gjysma e tufës do të kishte ngordhur deri më tani. Pavarësisht vendimeve të zyrtarëve, kafshët jo vetëm që nuk ngordhin, por përkundrazi lindin disa qengja çdo ditë. Këtë e tregojnë pamjet e videove të përditshme nga ferma, si dhe reportazhet e bTV, ku duket qartë gjendja e tyre.

Më 5 dhjetor është marrë vendimi për të mos i vrarë kafshët, por për t’i mbajtur në karantinë dhe po merren masa të përkohshme për të kufizuar lëvizjen e bagëtive të imta në rajonin e Pazarxhikut, në territorin e të cilit ndodhen tufat. Ka shumë gjasa që BABH të dënohet edhe këtë herë, parashikojnë ekspertët. Gjithashtu do të jetë interesant të shihet reagimi i KE-së nëse konstatohet se i janë dorëzuar të dhëna të pasakta.
Foto: BTA, BGNES, Nevena Petrova - BNR Pazarxhik

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

U inaugurua oborri i shkollës në fshatin Borje i rinovuar me mbështetjen e Bullgarisë

Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...

botuar më 24-12-19 2.39.MD

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD