Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të ashpër që zgjati 12 raunde dhe një vendimi unanim (117-11, 117-111, 116-112) se ai ishte më i miri në 36 minutat e kaluara. Ky është titulli i parë i WBA në peshën e rëndë që е fiton një bullgar.
“Unë nuk kam titull botëror. Bullgaria е ka titullin botëror! Dua të falënderoj nënën tonë dhe babain tonë Venko Pulev (i cili është trajneri i tij i parë), të gjithë trajnerët bullgarë dhe kampionët e mëparshëm që janë shembull për boksierët e rinj”, tha Pulev pas fitores.
Me këtë fitore, bullgari merr të drejtën për të konkurruar për supertitullin e WBA, i cili më 21 dhjetor të këtij viti do t'i dorëzohet fituesit në ndeshjen mes Oleksandër Usik (i cili aktualisht e mban) dhe Tajsën Fjuri.
Fitorja ishte e 32-ta për Pulev në ringun profesional që nga debutimi i tij profesional në 2009.
Në gala mbrëmjen WINBET Fight Night kemi ndjekur gjithsej nëntë ndeshje boksi, në të cilat kemi parë tri fitore bullgare. Para fitores së Pulevit, boksierët bullgarë Zdravko Popov dhe Petër Draganov gjithashtu arritën të mposhtin rivalët e tyre nga Meksika – përkatësisht Rafael Ortiz me nokaut në raundin e tretë dhe Huan Janes në raundin e katërt.
Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e..