Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që transmetohet në 120 vende të botës.
Hughes është një historiane, shkrimtare, autore e serive dokumentare. Ajo bashkëthemeloi SandStone Global, një kompani televizive, filmash dhe audio prodhimi, filmat e së cilës transmetohen në kohën kryesore në BBC, National Geographic, Viasat History, Discovery, Amazon dhe Netflix. Dhurata e saj më e madhe, megjithatë, është aftësia e saj për të treguar një histori jashtëzakonisht magjepsëse.
Me interesim të madh në ambasadë, ajo u tregoi të pranishmëve për episodet dhe lidhjen e saj me Bullgarinë, e cila u ilustrua me fragmente mbresëlënëse. Në episodin e parë, të krijuar në vitin 2023, bëhet fjalë për Varrezën e Kazanllëkut, Buzlluxha, Bazilikën në Plovdiv, Heraklea Sintika, Manastirin e Rilës, Liqenet e Rilës, Muzeun Arkeologjik - Varna, ku ari i përpunuar më i vjetër në botë është ekspozuar, Liqeni i Varnës, ritualet e nestinarëve – valltarëve mbi prush, në fshatin Kosti dhe traditat unike të dasmave të banorëve të fshatit Ribnovo. Në episodin e dytë, i cili u punua në prill të këtij viti, u filmuan Plovdiv, Veliko Tërnovo, Bellogradçik, Sozopoll dhe shpella "Magurata". Por Bettany Hughes nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.
"Do të kthehem në Bullgari për të bërë dy filma të bukur për Sofjen dhe Plovdivin, duke jetuar në këto qytete emocionuese, moderne, bashkëkohore dhe duke udhëtuar pas në kohë, duke zbuluar trashëgiminë e tyre, rrënjët e tyre, përmes teknologjisë moderne dhe aksesit në arkeologji dhe trashëgimi. Ky është plani im dhe ne do të përpiqemi ta realizojmë në vitin 2025”, tha ajo për BNR.
"Ky është një projekt i ri i quajtur "Qytetet më të mëdha në tokë". Dhe si nuk mund ta përfshini Bullgarinë në të?! Rëndësiae Sofjes dhe Plovdivit si qendra kulturore gjatë gjithë këtyre kohërave nëpër qytetërime të ndryshme është e madhe. “Ne duam të kthehemi dhe jemi të vendosur që vitin e ardhshëm t'i realizojmë këta dy filma në Bullgari”, tha dokumentarja britanike dhe tregoi se si financohet një projekt i tillë:
“Financat janë pak si një puzle. Ne marrim një mbështetje nga kanalet dhe mediat për të cilat filmohet emisioni, nga distributorët ndërkombëtarë, nga autoritetet lokale. Unë jam një biznesmene shumë e keqe dhe shpesh punoj falas ose me pagesa të shtyra, por nëse bëhet fjalë për diçka të mirë që duhet të ndodhë, më e rëndësishmja është që të ndodhë. Kjo është arsyeja pse ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bërë këta filma.”
E pyetur se çfarë e dallon Bullgarinë, studiuesja me famë botërore komentoi:
“Është një pyetje e vështirë sepse ka shumë gjëra. Më pëlqen ngrohtësia e pritjes. Më pëlqen karakteri kozmopolit i vendit. Më pëlqen fakti që ju mund të shihni kulturën trake, greke, romake, bizantine, osmane dhe bullgare në Bullgari. Më pëlqen fakti që ky është një vend dhe një komb që nuk është vetëm në udhëkryqin mes Lindjes dhe Perëndimit, por ka krijuar kulturën e Lindjes dhe Perëndimit. Bullgaria është një vend shumë i veçantë. Për mua është nder që mund të punoj me arkeologë dhe historianë bullgarë dhe do të bëj gjithçka që kam në dorë për t'i treguar këto histori botës më të gjerë. Është kënaqësi të punoj në Bullgari. Jam shumë e emocionuar, sepse pak më parë mësova se libri im për Shtatë mrekullitë e botës është përkthyer në bullgarisht.”
Lexoni më shumë:
Autor: Veselin Paunov, korrespondent i BNR në Londër
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..