Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para seancës, GERB tërhoqi kandidaturën e vet për postin - Raja Nazarjan, dhe lideri Bojko Borisov njoftoi se GERB-SDS do të mbështesë Natalija Kisellova në balotazh. Pas këtij hapi, të nominuarit mbetën tre. “Vëzrazhdane”, “BSP – E Majta e Bashkuar” dhe ITN rikonfirmuan propozimet e tyre. Kisellova dhe Kirillov arritën në balotazh.
Natalija Kisellova, e nominuar nga "BSP - E Majta e Bashkuar", mblodhi 87 vota "pro" nga GERB-SDS dhe e majta, 60 ishin "kundër" dhe 90 abstenuan. Sillvi Kirillov, i propozuar nga ITN, mori 99 vota "pro", 115 ishin "kundër", 23 abstenuan. ITN, “Vëzrazhdane”, APS, MEÇ votuan "pro" dhe PP dhe DB u ndanë përsëri - 17 deputetë nga ky koalicion e mbështetën Kirillovin, 1 ishte "kundër", 19 abstenuan.
Pasi asnjë nga dy pjesëmarrësit në balotazh nuk mori mbështetjen e nevojshme, puna e parlamentit mbeti e bllokuar për më shumë se një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit. Përpjekja e radhës, e nëntë, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor do të mbahet të mërkurën, më 4 dhjetor.
Foto: BTA, BGNESNjë risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..