GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe "BSP - E majta e bashkuar" - Natalija Kisellova. Përpara rifillimit të seancës së parë të Kuvendit Popullor, kreu i GERB-it Bojko Borisov komentoi se ai dhe partia e tij "do të përpiqen të zgjidhin problemin". Borisov saktësoi se nëse BSP mbledh shumicën për Natalija Kisellova, jashtë "Vëzrazhdane" dhe "DPS - Fillimi i Ri", GERB do t'i mbështesë ata në balotazh.
Lidhur me votimin e djeshëm, Borisov komentoi se prapaskenat u bënë të dukshme - "PP dhe "Vëzrazhdane" veprojnë së bashku që nga vera.
Në margjinat e Kuvendit, para gazetarëve, Atanas Zafirov nga BSP komentoi se Natalija Kisellova është kandidatja më e përshtatshme. Zafirov ka theksuar se forca e parë politike nuk propozoi kandidat, gjë që tregon se thirrja e BSP-së u dëgjua. E majta e bashkuar pret "të mbizotërojë arsyeja dhe t'i jepet fund marrëveshjeve të prapaskenave dhe joparimore" dhe "të zgjidhjet këtë problem gjë që e pret shoqëria bullgare". “Jam optimist se deri në fund të ditës do të kemi një kryetar të zgjedhur të Kuvendit Popullor”, theksoi Atanas Zafirov.
Pas votimit të parë në sallë, u bë e qartë se Natalija Kisellova dhe Sillvi Kirillov shkojnë në balotazh për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Para raundit të dytë të procedurës, me insistimin e “PP-DB”, u dha një orë pushim.
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..