Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e pasuksesshme.
Përsëri në votim u vunë kandidaturat e Natalija Kisellova nga "BSP - E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi Kirillov nga ITN. Sillvi Kirillov nga "Ka një popull të tillë" dhe Raja Nazarjan - GERB-SDS dolën përsëri në balotazh, por edhe një herë asnjë prej tyre nuk mori shumicën e nevojshme.
Në votimin e balotazhit nuk morën pjesë deputetët e DB-së. “Pjesa jonë e grupit parlamentar (DB është pjesë e koalicionit PP-DB, e cila doli e dyta në zgjedhje) nuk do të marrë pjesë”, tha Bozhidar Bozhanov nga “Po, Bullgaria”, duke theksuar se kanë vetëm 18 vota, nga të cilat kjo zgjedhje në fakt nuk varet.
Përpjekja e shtatë e radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor do të jetë të enjten, më 28 nëntor.
Kështu në praktikë jemi dëshmitarë të seancës së parë më të gjatë në historinë e parlamentarizmit bullgar, e cila po zhvillohet që nga 11 nëntori. Kjo bllokon punën e organit legjislativ, si dhe mundësinë që presidenti t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë fituesit të zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit - GERB-SDS. Sipas kushtetutës, “presidenti, pasi konsultohet me grupet parlamentare, cakton një kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi më i madh parlamentar, për të formuar qeverinë”. Kështu dorëzohet mandati i parë eksplorues.
Megjithatë, grupet parlamentare me të cilat presidenti duhet të konsultohet ende nuk janë shpallur zyrtarisht, pasi ato duhet të lexohen nga kryeparlamentari.
Më 26 nëntor, Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor të paraqitura nga PP-DB, “Vëzrazhdane”, ITN, BSP dhe “Veliçie”. Gjykata urdhëroi një rinumërim të votave me makinë dhe letër në 1777 seksione. Rezultatet e verifikimit të votimit duhet të jenë gati deri më 10 janar 2025.
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..