Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një partner tregtar për Bullgarinë. "Ne jemi këtu për të kërkuar miq dhe partnerë që nuk kufizohen në tregti, për të zhvilluar së bashku kërkime, hulumtime, teknologji, për të prodhuar së bashku, për të hyrë në tregjet e vendeve të treta së bashku", tha presidenti, i cili është për vizitë në Vietnam. Duke theksuar përshtypjet e tij pozitive për zhvillimin dhe suksesin e qytetit Hoshimin si një qendër biznesi dhe ekonomike të Vietnamit, kreu i shtetit vuri në dukje se, ashtu si Vietnami edhe Bullgaria, ka një vendndodhje strategjike. Sipas presidentit, vendi ynë është në rrugën mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Azisë dhe pjesës tjetër të Evropës dhe kjo nuk mund të anashkalohet.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...