Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Foto: BTA

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e BNR në Vietnam Mira Stefanava. Sipas kreut të shtetit, për Bullgarinë Vietnami është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm në rajonin e Azisë Juglindore.

“Vizita ime zyrtare në prag të kremtimit të 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona është shprehje e vendosmërisë sonë të përbashkët për t'i dhënë dinamikë të re marrëdhënieve tona dhe për t'i ngritur ato në nivelin e një partneriteti strategjik”, theksoi presidenti. Sipas Radevit, deklarata e përbashkët e miratuar mes dy vendeve është shprehje e vullnetit tonë të përbashkët politik për një fazë të re në marrëdhëniet tona.Të dy presidentët diskutuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Sofjes dhe Hanoit. U caktuan edhe hapa konkretë në fusha me interes të ndërsjellë, me fokus kryesor investimet, energjetikën, teknologjitë informative, shkencën dhe arsimin, mbrojtjen, kulturën, sportin, bujqësinë, ekologjinë dhe shumë fusha të tjera, theksoi presidenti.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 prillin 2025

Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..

botuar më 25-04-21 7.35.MD
Papa Françesku

Papa Françesku asistoi në shërbimet e Pashkëve me një omofor nga Bullgaria

Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019. Omofori vjen nga fjala greke për "mbulesë", "vello" dhe është pjesë e veshjes..

botuar më 25-04-21 4.14.MD
Iniciativa “Mbështet një Ëndërr” , 30 maj 2022

"Mbështet një Ëndërr" bashkon të rinj në disavantazh social për një ballo diplomimi

Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Një mbrëmje mature e organizuar nga presidenti çdo pranverë..

botuar më 25-04-21 3.42.MD