Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Foto: Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së fundit, i disponueshëm në bggpt.ai. "Bullgaria bëhet vendi i parë në Evropë që lëshon aplikacionin e vet të bisedës për përdorim nga shoqëria, bazuar në modelet e veta gjeneruese të krijuara në Bullgari", tha themeluesi i INSAIT Prof. Martin Veçev dhe demonstroi aftësitë e versionit të ri të BgGPT.

Në aplikacion mund të bëhen të gjitha llojet e pyetjeve - nga zgjidhja e problemeve në fushën e matematikës, kimisë, fizikës, përmes shkrimit të projekteve krijuese, deri te pyetjet në lidhje me recetat e gatimit, sportet, udhëtimet dhe shumë më tepër. Chat-i i ri BgGPT është gati katër herë më i fuqishëm se versioni i tij i mëparshëm, i cili doli në mars të këtij viti.

Me teknologjinë e re, BgGPT ka potencialin të bëhet gjithnjë e më i mirë në varësi të numrit të njerëzve që e përdorin atë, prandaj e gjithë shoqëria bullgare mund të marrë pjesë në konfirmimin e saj.

Lexoni më shumë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numri i studentëve të huaj në Bullgari është dyfishuar në një dekadë

Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..

botuar më 25-04-16 4.01.MD

Nga mbi 400 aplikantë, 10 praktikantë u përzgjodhën për INSAIT

Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..

botuar më 25-04-16 12.08.MD

Bullgaria korr suksese në EXPO 2025 në Japoni

Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..

botuar më 25-04-15 3.55.MD