Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Foto: BGNES

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar një grevë efektive kombëtare, rreth 25% - janë për mitingje kombëtare dhe rajonale, dhe mbi 20% - për mosmbarimin e semestrit të parë shkollor.

Mësuesit kërkojnë rritje të pagave prej 21%, gjë që do t'u garantojë 125% mbi pagën mesatare bruto për vendin, tha për BNR Julijan Petrov, kryetari i Sindikatës "Arsimi" pranë Konfederatës së Punës "Podkrepa".

“Një mësues i ri merr aktualisht një pagë prej 1445 leva (738,8 euro), gjë që është tregues se të rinjtë edhe nëse bëhen mësues nuk do të mbeten në shkollë për një periudhë të gjatë me detyrat e shumta që kanë”, komentoi sindikalisti. Kështu, nëse shpërblimet nuk rriten, mosha mesatare në sistem – mbi 52 vjeç për momentin – do të rritet edhe më shumë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Kreu i GERB pranon çdo mbështetje në rrugën drejt eurozonës

Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë.   Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..

botuar më 25-03-28 11.23.PD

Dy fëmijë me infeksion meningokokal rrezikohen nga vdekja

Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..

botuar më 25-03-28 10.51.PD

Parashikimi i motit për 28 marsin 2025

Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..

botuar më 25-03-27 7.35.MD