Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha drejtoresha e festivalit Natali Petrova për BTA. Këtë vit, krahas pjesëmarrjes tradicionale të filmave nga Italia, Polonia, Austria, Franca, Gjermania, SHBA-ja, Britania e Madhe e të tjera, do të prezantohen për herë të parë filma nga Taxhikistani dhe Koreja e Jugut.
Festivali ndërkombëtar i kinemasë malore dhe aventureske, i cili tradicionalisht zhvillohet në vendpushimin tonë malor Bansko, nis më 20 nëntor. Publiku bullgar do të ketë takime me aventurierë me famë botërore, ndër të cilët është alpinisti polak i skive Andrzej Bargiel, i cili e ka shkruar emrin e tij në histori me ngjitjen dhe zbritjen e suksesshme me ski të të gjitha majave të larta tetë mijë metra të Karakorum (Pakistan). Legjenda austriake e alpinizmit ekstrem Beat Kammerlander do të jetë gjithashtu i ftuar në festival, si dhe përfaqësues nga Italia - aventurieri Alex Bellini dhe alpinisti dhe udhërrëfyesi malor Peter Moser. Alpinisti slloven Andrej Stremfelj do të flasë për karrierën e tij marramendëse në alpinizëm më 22 nëntor.
Kulmi i festivalit do të jetë më 23 nëntor me prezantimin e alpinistit të suksesshëm bullgar Nikollaj Petkov dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për filmat më të mirë.
“Bansko Film Fest” vazhdon deri më 24 nëntor dhe hyrja në shfaqje dhe prezantime është falas.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: banskofilmfest.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa ndonjë..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet..