Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 1.9%, ndërsa eksportet - me 0.1%.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, Prodhimi i Brendshëm Bruto në periudhën korrik – shtator të këtij viti në arrin 53 2929 miliardë leva (27,2 mlrd.euro) dhe vlera e shtuar e realizuar është 46 3387 miliardë leva (23,6 mlrd euro).
Të ardhurat totale tremujore për person familjar për tremujorin e tretë është 3351 leva (1713 euro), ndërsa shpenzimet – 3153 leva (1612 еuro), rritja e të ardhurave është 16,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik...
Turizmi është një nga sektorët në vendin tonë që është më i gatshëm për të vazhduar punën pa probleme pas hyrjes së Bullgarisë në eurozonë - është e bindur drejtoresha ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit, Dr. Polina Karastojanova. Në turizëm,..
Kostoja e punës në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ishte mesatarisht 33,5 euro në orë, dhe vetëm në vendet e eurozonës - mesatarisht 37,3 euro në orë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave “Eurostat”. Kostot e..
Shuma mesatare e të ardhurave të sigurimeve shoqërore për vendin për shkurt 2025 është 1738,01 leva. (888.63 euro), njoftoi Instituti Kombëtar i..