Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtari francez Yan Ropert-Coudert:

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Foto: Diana Cankova

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez "Paul-Emile Victor", Instituti Bullgar Antarktik dhe Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski", si dhe një i ftuar special - studiuesi francez në fushën e ekologjisë detare Yan Ropert-Coudert.

Shkencëtari francez studion grabitqarët detarë, gjitarët detarë dhe zogjtë, duke i përdorur ato si një udhëzues për ndryshimet mjedisore në rajonet polare. Ai drejton programin kërkimor në Qendrën për Kërkime Biologjike në Chizé pranë Qendrës Kombëtare për Kërkime Shkencore dhe Universitetin e La Rochelle. Që nga viti 2022 është edhe drejtor i Institutit Polar Francez “Paul-Emile Victor”.

Edhe pse mijëra kilometra larg nesh, Antarktida nuk është thjesht një kontinent i akullt me peizazhe të bukura dhe një mjedis armiqësor. Në të mund të zbulojmë si historinë e planetit tonë, ashtu edhe të ardhmen e klimës dhe ekuilibrit ekologjik.
Yan Ropert-Coudert
"Ajo që duhet të dimë është se Antarktida nuk është thjesht një vend i largët dhe i izoluar - thotë Yan Ropert-Coudert në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Çdo gjë që ndodh në kontinent nuk qëndron atje, dhe në fakt polet e Antarktidës janë motori i ndryshimeve klimatike. Për shembull, rritja e nivelit të Oqeanit Botëror varet nga Antarktida. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t'i tregojmë publikut të gjerë pse jemi të interesuar për këtë kontinent.

Gjithçka që shohim kudo në botë - përmbytjet katastrofike në Valencia janë një shembull i freskët që lidhet me ndryshimin global të planetit, motori i të cilit rezulton të jetë Antarktida. Por çfarë ndodh me florën dhe faunën?

"Kontinenti nuk ka biodiversitet të madh, përkundrazi - tha shkencëtari për Radio Bullgarinë, - Nga ana tjetër, oqeani përreth Antarktidës është jashtëzakonisht i pasur, por ne nuk dimë pothuajse asgjë për këtë diversitet. Në vitin 2011, ne bëmë një studim të madh dhe zbuluam rreth 9 000 kafshë që banojnë në këto ujëra, duke përfshirë 600 lloje të reja të yllit të detit. Dhe i gjithë ky biodiversitet do të ndikohet nga ndryshimet klimatike, sepse ngrohja e oqeanit çon në oksidimin e ujit, lëvozhgat e kalciumit bëhen shumë të brishta dhe këta organizma gradualisht fillojnë të zhduken. Kështu, të gjitha speciet që nuk do të ekzistojnë më do të çojnë në një prishje të ekuilibrit biologjik dhe do të kërcënojnë ekuilibrin e ekosistemit. Nevojitet shumë punë për mbrojtjen e mjedisit që tani”.

A janë kuptuar përmasat e këtij problemi dhe çfarë masash duhen marrë?

"Unë mendoj se në krahasim me të kaluarën ka shumë më tepër informacion dhe ndërgjegjësim për marrjen e masave - përgjigjet Yan Ropert-Coudert. - Ajo që mungon në këtë moment është marrja e vendimeve politike - ne shohim gjithashtu vështirësinë e reduktimit të emetimeve të dëmshme kudo. Por derisa gjurma e karbonit të reduktohet, nuk ka asnjë mënyrë për të përmirësuar luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe për të rregulluar problemet në Antarktidë dhe në pjesën tjetër të botës.

Baza bullgare dhe ajo franceze janë të vendosura në skajet e kundërta të Antarktidës, por kjo nuk do të thotë se nuk ka mundësi për kërkime të përbashkëta në fushën e biologjisë dhe gjeologjisë midis Institutit Polar Francez "Paul-Emile Victor" dhe Institutit Bullgar të Antarktidës, pohon Yan Ropert-Coudert. “Takimi në Institutin Francez të Kulturës në Sofje na mundëson ta thellojmë këtë bashkëpunim”, shton shkencëtari.

Lexoni më tepër:
Foto: Diana Cankova, BTA, Instituti Bullgar i Antarktidës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD