Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet shumë - jo vetëm me sendet e saj unike, por me shpirtin e saj të veçantë. Këtë e tha nënpresidentja Ilijana Jotova në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Trakia e lashtë dhe bota klasike: thesare nga Bullgaria, Rumania dhe Greqia”. Ajo tregon marrëdhëniet kulturore midis trakëve dhe fqinjëve të tyre në vazhdim të 2 mijëvjeçarëve. Ekspozita mund të shihet në Vilën Getty deri më 3 mars 2025.
Artefaktet përfshijnë ar, argjend, bronz, qeramikë, mbishkrime, relieve guri dhe vepra të tjera arti që tregojnë Trakinë dhe lidhjet e saj me kulturat e tjera të lashta në Mesdhe dhe më gjerë.
Nënpresidentja Jotova tha se është e rëndësishme që kjo ekspozitë të jetë në Getty sepse njerëzit në këtë muze janë ruajtës të dijes. "Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që pikërisht këtu mund të tregojmë historinë e trakëve," shtoi ajo. Nënpresidentja bullgare falënderoi Institutin Kombëtar Arkeologjik me një muze në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe Ministrinë e Kulturës për rolin e tyre të rëndësishëm në realizimin e ekspozitës. Në ekspozitë marrin pjesë 14 muze nga Bullgaria me mbi 150 artefakte, ose kjo është mbi 90% prej të gjitha eksponateve, transmetoi BTA.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..