Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para Të Dielës së të Lidhurit të Mishit, Rrëshajave dhe Ditës së Kryeengjëllit Mihaill. Dita e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill quhet edhe mashkullore, sepse i kushtohet edhe luftëtarëve të rënë.
Ne lutemi edhe për shpirtrat e të ndjerëve në çdo liturgji dhe para shërbesës shkruajmë emrat e tyre në mënyrë që prifti t'i përmendë së bashku me gjithë Kishën Qiellore. Besohet se edhe nëse shpirti është në një vend të trishtuar, ndarja e një grimce të prosforës me emrin e të ndjerit është si një rreze drite e bekuar për të.
Për përkujtim përgatitet gruri i zier, i cili simbolizon vdekjen dhe ringjalljen për jetën e përjetshme. Sipas fjalëve të Shën Apostull Palit, ashtu si një kokërr gruri duhet të vdesë në tokë për t'u ringjallur si kalli i grurit, ashtu edhe njerëzit vdesin për t'u ringjallur në pranverën e jetës së përjetshme. Ushqimi që shpërndahet, përveç grurit, me fjalët "Zoti fal!" është për lëmoshë - për të uriturit dhe të varfëritë, për faljen e mëkateve të të vdekurit.
Me ceremoninë e përgjithshme përkujtimore, besimtarët kujdesen shpirtërisht jo vetëm për të afërmit e tyre të vdekur, por edhe për ata për të cilët nuk ka kush të lutet. Është ky kujdes lutës që e ndihmon shpirtin, prandaj pranohet në këto ditë mendja të mos shpërqendrohet nga puna dhe mendimet materiale, që të mos vuajnë shpirtrat e të vdekurve. Kjo është arsyeja pse lutjet e përmortshme në tempull Ditën e Gjithë Shpirtrave, së bashku me përkujtimet dhe lëmoshat e bëra në emër të të ndjerit, janë veçanërisht të rëndësishme për shpirtrat e tyre.
Zoti i preftë të gjithë të ndjerit në një vend pa pikëllim!
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave..