Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka të drejtë sipas Kodit Zgjedhor të korrigjojë rezultatet e votimit për shkak të gabimeve në numërimin e votave dhe plotësimin e protokolleve të gjetura në vëzhgimin me video, tha zëvendëskryetarja e KQZ-së, Rosica Mateva për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Protokollet e gabuara nuk janë korrigjuar as në Komisionet Rajonale të Zgjedhjeve (KQZ), sepse Kodi Zgjedhor nuk e obligon as Komisionet Rajonale të Zgjedhjeve dhe as Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të shikojnë regjistrimet e vëzhgimit me video. Nëse do të gjurmohen edhe ato mbi 11 626 video nga seksionet, shpallja e rezultatit zgjedhor do të bëhet pas më shumë se 4 ditësh, gjë që është kërkesë e Kodit Zgjedhor, theksoi Mateva. Ajo tha se vetëm gjykata mund të kërkojë korrigjim të rezultateve dhe kujtoi se protokollet e kompletuara gabimisht janë krim zyrtar i anëtarëve të komisioneve sektoriale, por Kodi Zgjedhor nuk parashikon sanksion për këtë.
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..