Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

"Iluminist - ky është një person-fenomen. Iluministët që ndezën zjarrin brenda meje kanë mbetur në të kaluarën", thotë violinisti bullgar me famë botërore.

Vesko Panteleev- Eschkenazy
Foto: arkiva personale

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në botën e muzikës" nga Maestro Eschkenazy, virtuozja e fizarmonikës Veronika Todorova dhe Orkestra Filarmonike e Plevenit nën drejtimin e George Miltiyadoff. Më 1 nëntor muzikantët do të dalin në skenën e Qendrës së Kongresit në Varna, ndërsa më 7 nëntor do të jenë në Sliven.

“Në botën e muzikës” është një projekt shumë specifik dhe i jam jashtëzakonisht mirënjohës Filarmonisë së Plevenit dhe në veçanti drejtorit të saj Ljubomir Djakovski që iu përgjigj idesë sime për të bërë një projekt të tillë”, thotë Vesco Eschkenazy në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë. 

Ljubomir Djakovski, Veronika Todorova, Vesko Panteleev- Eschkenazy dhe George Miltiyadoff

"Ky nuk është programi i zakonshëm ku një violinist del të luajë si solist i një orkestre. Përveç meje janë pjesë edhe Veronika Todorova, një virtuoze e mrekullueshme e fizarmonikës dhe e George Miltiyadoff, i cili është jo vetëm dirigjent, por edhe aranzhues i të gjithë veprave, të cilat janë realizuar në program dhe ato janë nga Mozarti, përmes Piazzolla-s, përmes një vepre prej autori të Veronikës, të cilën ajo e ka shkruar enkas për ne. Ne lundrojmë nëpër kohë dhe shkojmë deri tek grupi Queen dhe Freddie Mercury dhe Michael Jackson. Dhe nëse mund t'ju tregoj një sekret, pasi ne po e ndryshojmë vazhdimisht programin për ta bërë atë gjithnjë e më interesant, ne luajmë edhe muzikë AC/DC. Dhe sado e çuditshme të duket, një pjesë e ngjashme muzikore e një grupi si AC/DC, e bërë nga George Miltiyadoff për orkestër, violinë dhe fizarmonikë, fillon të tingëllojë tmerrësisht simfonike, dhe pastaj e kupton se muzika e mirë, nuk ka rëndësi nëse është shkruar 200 vjet më parë apo tani, pasi nëse është shkruar me sinqeritet dhe bukur ajo bëhet një e tërë”.

Veronika Todorova

Kjo muzikë është gjithashtu e lehtë për t'u luajtur - specifikon Vesko Eschkenazy. Flet vet për vetën e saj dhe thotë gjithçka që kompozitori ka dashur t'u përcjellë muzikantëve dhe audiencës, është i bindur ai. Fillimi i projektit "Në botën e muzikës" u vendos në vitin 2022 dhe që nga ajo kohë e deri më tani muzikantët kanë vizituar një sërë qytetesh të mëdha dhe të vogla anembanë Bullgarisë. Sallat janë gjithmonë plot, na tregon me buzëqeshje Eschkenazy. Një gëzim i veçantë për muzikantët janë të rinjtë në audiencë, ndonjëherë edhe fëmijët, sepse në këtë mënyrë ushqehet qëndrimi ndaj muzikës klasike dhe asaj botërore.


“Por në vende të tilla, ku njerëzit kanë vërtet një etje të madhe për të dëgjuar diçka të tillë në Bullgari, si në qytetetet e vogla dhe në ato të mëdha, kam vënë re se kur prezanton një projekt të tillë, sallat janë të vogla në krahasim me të gjithë ata që duan ta dëgjojnë. Ne ishim në Trojan vitin e kaluar dhe njerëzit ishin rreshtuar në hyrje disa orë para koncertit. Në të vërtetë nuk ka kufij, dhe kur diçka bëhet mirë, me seriozitet, dhe t’i ke dhënë gjithçka, mendoj se atëherë njerëzit përgjigjen natyrshëm dhe duan ta dëgjojnë."


Muzika zgjon! Dhe meqenëse koncerti në Varna është në Ditën e Iluministëve të Popullit - 1 Nëntor, pyesim Vesco Eschkenazy, cili është iluministi i tij:

“Gjyshja ime Violeta, në fakt, që më dha violinën në duar, si të thuash. Ajo e apasionoi pas violinës të gjithë familjen tonë. Ishte personi që tha: Filloni të luani dhe do të shihni se çfarë instrumenti i bukur është, do të kuptoni se sa e rëndësishme është muzika për njerëzit dhe se nuk ka asgjë më të bukur se ajo". Mendoj se ky është mishërimi i fjalës iluminist. Kur flasim për një iluminist ky është një person-fenomen dhe iluministët e mi janë në të kaluarën, për fat të keq. Dhe nuk e them këtë sepse dua të jem pesimist, por këta janë njerëz që më kanë treguar vërtetë rrugën e jetës. Përveç gjyshes sime, këta janë profesori im në “Guildhall School” në Londër, Ifra Nieman, dhe dirigjenti ynë i madh, i cili ka kohë që nuk është mes nesh, por duhet ta përmend – Emill Çakërov. Ata ndezën zjarrin brenda meje dhe për mua ata do të mbeten njerëzit që më hapën sytë drejt asaj që po bëj tani”.


Dhe vepra e maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy është e nivelit botëror. Për një çerek shekulli, ai ka qenë violinisti i parë në Orkestrën Mbretërore Concertgebouw të Amsterdamit, duke fituar një konkurs për këtë pozicion kur ishte vetëm 29 vjeç. Ai deklaron me krenari të pa maskuar se shkolla bullgare e muzikës është një nga më të mirat në botë dhe se talenti në vendin tonë nuk mungon. Kjo është arsyeja pse ai është kaq shpesh në vendlindjen e tij dhe përfshin në kalendarin e tij të plotë pjesëmarrjen në projekte të tilla si "Në botën e muzikës". Ndërsa menjëherë pas koncertit me Filarmoninë e Plevenit në Sliven, violinisti ynë virtuoz kthehet në Amsterdam, ku fillon përgatitjet me Orkestrën Mbretërore Concertgebouw për një turne në SHBA.


"Ne do të shkojmë atje me dy programe - një simfoni nga Mahler, dhe tjetra është një simfoni nga Schumann. Fillojmë turneun në shtetin e Floridës. Më pas shkojmë në Nju Jork dhe Uashington. Turneu fillon më 16 nëntor dhe do të zgjasë dy javë”.


Lexoni më tepër:

Foto: arkiva personale e Vesko Panteleev- Eschkenazy

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD