Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hungaria shpreson se Bullgaria dhe Rumania do të jenë në Shengen deri në fund të vitit 2024

Viktor Orbán
Foto: EPA/BGNES

Bullgaria është e gatshme të ndërmarrë hapat e saj të fundit për Shengenin. Hungaria do të vazhdojë të mbështesë Bullgarinë dhe popullin bullgar në përpjekjet e tyre, shkroi kryeministri hungarez Viktor Orbán në X. Në postim, ai uron GERB-in dhe liderin e partisë Bojko Borisov për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare. "Hungaria është ndër mbështetësit evropiane për pranimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen sa më shpejt të jetë e mundur," tha ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjártó para komisionit kompetent të Parlamentit në Budapest.

Szijjártó shtoi se qeveria hungareze shpreson, pavarësisht qëndrimit të Vjenës, se kjo do të ndodhë përpara përfundimit të presidencës hungareze të BE-së më 31 dhjetor.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD
Marin Marinov

Marin Marinov është bullgari që humbi jetën në sulmin në Rripin e Gazës

Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..

botuar më 25-03-21 4.04.MD
Radostin Vasilev

MEÇ kërcënon me bllokada dhe protesta nëse grupi i tyre parlamentar nuk njihet

Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...

botuar më 25-03-21 12.26.MD