Të dhënat nga numërimi paralel me 80% zbatim të kampionit të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, partner i BNR-së në mbulimin e zgjedhjeve, tregojnë se 8 parti dhe koalicione hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare, një është në kufirin prej 4 për qind.
Të dhënat tregojnë rezultatet e mëposhtme nga zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit 2024:
GERB-SDS: 24.4%,
"Vëzrazhdane": 13.7%,
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB): 13.5%,
"DPS-Fillimi i Ri": 11.7%,
"Aleanca për të Drejtat dhe Liritë": 10.1%,
"BSP - e majta e bashkuar": 7.8%,
"Ka një popull të tillë" (ITN): 6.9%,
MEÇ: 5%,
“Veliçie” mbetet nën barrierën e 4% me një rezultat prej 3.8%.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Asamblenë e 51-të Kombëtare është 36%. 3.6% e votuesve kanë votuar me “nuk mbështes askënd”.
Në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Ministrave të Bujqësisë, Financave dhe Ekonomisë, Unioni i Fermerëve Bullgarë këmbëngul në mekanizma të rinj financiarë për të mbështetur, rigjallëruar dhe stimuluar bujqësinë..
Popullsia e Bullgarisë është 6 437 360 njerëz te data 31 dhjetor 2024. Krahasuar me vitin 2023 popullsia është ulur me 8121 njerëz, ose 0,13%. Të 28 rrethet kanë rritje natyrore negative, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Në fund të vitit..
Avioni i dytë luftarak F-16 do të vijë në Bullgari brenda disa ditësh, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një leksion para studentëve në Universitetin e Bibliotekës dhe Teknologjive të Informacionit. "Fluturimi i këtyre avionëve nuk është..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të..
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në..