Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është kolegu ynë nga Radio Bullgaria Ivo Ivanov, regjisor Misho Lanxhev dhe kinooperator Aleks Samunxhi. Filmi prezanton të vetmin vend në Bullgari me kaq shumë kisha mesjetare të mbijetuara. Këta tempuj të lashtë u bëjnë përshtypje banorëve dhe mysafirëve të qytetit tonë të Detit të Zi me arkitekturën, bukurinë dhe afresket e ruajtura. Ishin kishat dhe shtëpitë e vjetra të qytetit Nesebër, që e motivuan UNESCO-në në vitin 1983 të përfshijë Lagjen e Vjetër të qytetit Nesebër në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore.
"Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u dallua me vendin e parë në Festivalin e Filmave të Artit dhe Turizmit Finisterra (Finisterra Brazil Film Art & Tourism Festival)në kategorinë “Turizëm Fetar” dhe vendin e dytë në kategorinë “Filma Dokumentarë”. Filmi fitoi edhe vendin e tretë në Festivalin e Filmave të Artit dhe Turizmit Finisterra (Finisterra Arrábida Film Art & Tourism Festival) në Portugali, si dhe çmimin e tretë në kategorinë “Dokumentari i Udhëtimit” (Përshkrimi) në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave të Udhëtimit (Art & Travel International Film Festival)në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BNT
Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..