Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria sërish në zgjedhje

Zgjedhim deputetët për Kuvendin e 51-të Kombëtar

Foto: BGNES

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione.

Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe 1 378 gra.

Zgjedhësit do të votojnë në mbi 12 640 qendra votimi brenda dhe jashtë vendit.

Jashtë vendit, bullgarët mund të votojnë në 719 seksione në 57 vende, dhe në 157 prej tyre votimi do të bëhet me makinë.

Votimi përfundon në orën 20:00, por nëse para seksionit ka votues që ende nuk kanë votuar, ligji lejon që dita e zgjedhjeve të zgjatet jo më vonë se ora 21:00.

Për seksionet jashtë Bullgarisë, votimi gjithashtu fillon në orën 07:00 dhe përfundon në orën 20:00, përkatësisht në orën 21:00 me orën lokale.

Të drejtë vote kanë shtetasit bullgarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të cilët nuk janë të ndaluar dhe nuk janë duke vuajtur dënimin me burg.

Këto janë zgjedhjet e shtatë parlamentare që nga 4 prilli 2021. Politikanët dhe personat e përgjegjshëm publikë u bëjnë thirrje qytetarëve që të shkojnë në qendrat e votimit, pavarësisht lodhjes, sepse sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e vogël është pesha e votës së blerë dhe të kontrolluar.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, qeveria e përkohshme ka parashikuar pak më shumë se 100 milionë leva (rreth 50 milionë euro).

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti "Frymëzim" dhe si të rinjtë me nevoja të veçanta krijojnë një komunitet dhe të ardhme

Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu.  Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..

botuar më 25-04-12 7.30.PD

Për shkollën bullgare "Rodna Strjaha" në Qipro – ose si nga vështirësitë lind shpresa

Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..

botuar më 25-04-12 6.30.PD

Superkompjuteri bullgar Discoverer tani ka efikasitet më të lartë

Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..

botuar më 25-04-11 6.18.MD