Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë kohësh, me të cilin shkëmbyen premtime para njerëzve më të afërt këtë verë. Kënga kap pikërisht ato momente të vogla por të paçmueshme që e kthejnë një lidhje në një histori të vërtetë dashurie.
Videoja e këngës “Çdo ditë” mbledh momente nga nëntë vitet e lidhjes së tyre - nga përjetimet e përditshme, përmes momenteve emocionuese dhe argëtuese, deri në ditën e dasmës.
Preya punoi përsëri me Denis Popstoev në muzikë dhe aranzhim. Tandemi i tyre krijues na sjell një kombinim shumëngjyrësh të tingujve afro dhe pop, të zbukuruar me elementë të folklorit bullgar. Për krijimin e këngës këngëtarja tregon:
“Ne hymë në studio pa një detyrë specifike, thjesht donim të argëtoheshim me Denisin dhe mendoj se dëgjuesit do ta ndjejnë atë tingull natyral - si në muzikë ashtu edhe në tekst.”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: @preyah_official"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e..
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së..