Ushtruesi i detyrës së ministrit të mjedisit dhe ujërave, Petër Dimitrov, nuk mendon se ka problem në lokalizimin e stacioneve matëse të cilësisë së ajrit.
Një javë më parë, në një intervistë për BNR, avokati Dimitër Plloshakov deklaroi se institucionet shtetërore kanë bërë komprometim të qëllimshëm me sistemin e monitorimit të ajrit, pasi pikat ku janë vendosur stacionet matëse të cilësisë së ajrit janë larg vendeve me përqendrim të lartë të grimcave të imta të pluhurit.
Ministri theksoi se lokacionet specifike zgjidhen nga një grup i posaçëm pune dhe ka gjasa që disa prej stacioneve të zhvendosen. Vendimi do të merret në fillim të vitit të ardhshëm.
“Qëllimi i këtij grupi punues është gjetja e lokacionit më të përshtatshëm për këto stacione. Për shembull, në stacionin në lagjen "Mlladost", nuk është zbuluar tepricë e grimcave të imta të pluhurit gjatë 3 viteve të fundit dhe ky stacion mund të zhvendoset në një vend të përshtatshëm për këtë qëllim, të rënë dakord me administratën komunale të Sofjes", tha Petër Dimitrov për BNR.
Sipas të dhënave të paraqitura nga ministri, cilësia e ajrit atmosferik është në përmirësim në të gjithë vendin dhe kjo tendencë është e përhershme dhe e qëndrueshme. Ai u shpreh i bindur se në tre vitet e fundit nuk janë tejkaluar normat mesatare vjetore për grimcat e imta të pluhurit në të gjithë vendin.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..