Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së

Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror grek ERT, cituar nga BTA. Ashtu si për të gjitha vendet anëtare të BE-së, pagesat për Greqinë sipas Planit janë të bazuara në performancën e shtetit dhe varen nga zbatimi i investimeve dhe reformave të përcaktuara në planin kombëtar. Pagesa e katërt për Greqinë lidhet me reformat si zhvillimi i sistemit të informacionit të drejtësisë dhe rritja e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, investimet në pyllëzim dhe parandalimin e zjarreve. Vlera totale e financimit të Greqisë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është 35.9 miliardë euro, nga të cilat 18.2 miliardë janë subvencione dhe 17.7 miliardë janë kredi.

Shqipëria ka nisur negociatat për anëtarësim në BE

Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo ndodhi në Luksemburg në Konferencën e dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, raporton Euroactiv. Kapitulli "Çështjet Themelore" përfshin tema me rëndësi themelore për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe pluraliste. Fillimi i negociatave të Shqipërisë u bë i mundur pasi BE-ja ndau tandemin Shqipëri-Maqedoni e Veriut (RMV) më 25 shtator. Arsyeja – Shkupi refuzoi të përmbushë zotimin e tij për realizimin e ndryshimeve në kushtetutë. Kërkesa për Republikën e Maqedonisë së Veriut është që të përfshijë pakicën bullgare në mesin e pakicave të tjera të përmendura në kushtetutën e vendit. “Dua të falenderoj Vladimir Putin që përmes agresionit zgjoi nga gjumi dhe më skeptikun dhe bëri të zgjojë realitetin se Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë për aq sa konstelacioni i BE-së është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor”,  komentoi kryeministri shqiptar Edi Rama, cituar nga agjencia shqiptare e lajmeve ATA.

Metodologjia e BE-së për zgjerimin e Bashkimit nga viti 2021 parashikon një proces negociues në gjashtë grupe negociuese me fokus kryesor reformat themelore në vendet kandidate për anëtarësim.

Paga minimale në Rumani bëhet 810 euro

Nga 1 janari 2025, paga minimale në Rumani do të rritet nga 3 700 lei në 4 050 lei (810 euro). Vendimi u mor në një takim të Komitetit Kombëtar Trepalësh të qeverisë rumune, sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve, njoftoi Radio Romania International. “Kështu, paga minimale në Rumani do të jetë e barabartë me 47% të asaj europiane dhe do të korrespondojë me direktivën europiane, e cila parashikon që paga minimale të jetë nga 47% në 52% të pagës mesatare europiane. Blloku Kombëtar i Sindikatave nuk ishte plotësisht i kënaqur me këtë rritje. Për kryetarin e bllokut, Dumitru Kostin, “kjo rritje është e pamjaftueshme dhe është vetëm një hap përpara”. Gjatë debateve për përcaktimin e pagës minimale u propozua që ajo të ishte 50 ose 52%, por në fund u zgjodh minimumi 47% për të cilin kishte insistuar biznesi, sqarojnë mediat. Sipas Sterike Fudulea nga Këshilli Kombëtar i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, rritja prej 350 lei (70 euro) nënkupton një përpjekje të madhe financiare nga ana e bizneseve të vogla, aq më tepër që kjo është rritja e dytë në 6 muajt e fundit.

Për të bërë krahasimin, paga minimale e propozuar për Bullgarinë nga 1 janari 2025 do të jetë 1,077 BGN (550 €).

Serbët e Kosovës tani mund të udhëtojnë pa viza në BE

Serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Zyra Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë tani mund të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza, njoftoi BTA. Regjimi pa viza për qytetarët e Kosovës ka hyrë në fuqi më 1 janar 2024. Megjithatë, ky vendim ka përjashtuar qytetarët me pasaporta të lëshuara nga Serbia. Ato u përjashtuan gjithashtu nga liberalizimi i vizave për qytetarët e Serbisë, i cili hyri në fuqi në dhjetor 2009. Regjimi pa viza u bë i mundur pas hyrjes në fuqi të Rregullores për heqjen e vizave më 14 tetor, botuar në Gazetën Zyrtare të BE-së më 23 shtator duke u bërë i detyruar për vendet anëtare.

Problemi i vizave lidhej me faktin se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila ishte shpallur në vitin 2008. Ndërsa Kosova nuk njeh pasaportat serbe të lëshuara nga Zyra Koordinuese, sepse e percepton atë si një institucion ilegal.


Përpiloi: Miglena Ivanova
Foto: ccn.com, ata.gov.al, ziaruldeiasi.ro, Reuters

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD