Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga korriku “Bulgargaz” nuk e ka paguar “Botash” për të ashtuquajturin kapacitet të rezervuar

Foto: BNR, arkiv

Furnizuesi shtetëror i gazit "Bulgargaz" angazhoi një konsulent ligjor për të mbrojtur interesat e kompanisë bullgare në marrëveshjen për ruajtjen dhe furnizimin e gazit natyror, të lidhur me kompaninë shtetërore turke "Botash". Sipas kontratës deri në vitin 2036, “Botash” do të marrë një tarifë ditore prej afro 500 mijë dollarë, edhe pse nuk kryen dërgesa gazi. Kjo mund të kuptohet nga përgjigja e ministrit në detyrë të energjetikës, Vlladimir Malinov, pyetjes së deputetit të pavarur Kaollojan Metodiev. Më 15 tetor në Stamboll pati një takim mes kompanive. Në të u paraqitën përfundimet e analizës juridike bullgare. Kompania turke këmbëngul për marrjen e parave, por “Bulgargaz” nuk i paguan që prej korrikut. “Bulgargaz” e njoftoi disa herë “Botash”-in për pamundësinë e pagesës, por nuk mori përgjigje, vetëm fatura të reja, njofton BGNES.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Admirali Emill Evtimov

Ushtria bullgare merr pjesë në stërvitjen "Brave Warrior 2024"

Shefi i Mbrojtjes Adm. Emill Eftimov do të marrë pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të BE-së, i cili fillon më 14 tetor në Budapest. Forumi zhvillohet në kuadër të Presidencës Hungareze të Këshillit të BE-së. Zyrtarë të lartë ushtarakë do..

botuar më 24-10-14 1.38.MD

Vazhdojnë operacionet e policisë kundër blerjes së votave në vend

Një operacion i specializuar policor po zhvillohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në rajonin e Sofjes kundër blerjes së votave para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit. Fokusi kryesor i fushatës është në komunatKostenec dhe..

botuar më 24-10-14 12.41.MD

Sipas Mediana, rreth 30 për qind e votuesve do të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, GERB-SDS do të merrte 24.5% të votave, "Vëzrazhdane" është e dyta me 13.7%, "Po e Vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" do të merrte 12.1%, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 8.8%, "Aleanca për të..

botuar më 24-10-14 12.01.MD