Një operacion i specializuar policor po zhvillohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në rajonin e Sofjes kundër blerjes së votave para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit. Fokusi kryesor i fushatës është në komunatKostenec dhe Dollna Banja. Deri në mesditë të 14 tetorit janë kontrolluar 76 persona dhe 60 automjete, ndërsa gjashtë janë ndaluar. Në aksion marrin pjesë edhe oficerë të xhandarmërisë. Në hyrjet e dy komunave ka postblloqe të veçanta, tha shefi i departamentit të "Policisë së Sigurisë" në rajonin e Sofjes, komisioneri Petër Sokollov. Janë kontrolluar adresa private dhe objekte tregtare, do të kontrollohen sallat e lojërave të fatit dhe dyqanet peng, saktësoi ai.
Bullgaria mund të jetë një partner strategjik i Japonisë për rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore, tha presidenti Rumen Radev. Ai u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në mëngjesin e biznesit të organizuar nga Shoqata e Bizneseve Japoneze-Bullgare..
“Vëzrazhdane” po i dorëzon një votë mosbesimi qeverisë së Rosen Zheljazkovit për shkak të “dështimit sistematik në politikën e jashtme”. Në vend që të mbrojë interesin kombëtar, kabineti po ndjek verbërisht vijën konfrontuese të elitës liberale..
Stabile janë lëndimet e të 15 viktimave të tragjedisë në qytetin maqedonas të Koçanit dhe të shtruar në spitalet në Bullgari. Ata trajtohen sipas të gjitha rregullave, por rrethana më rënduese është thithja e gazrave. Nga këtu vijnë disa nga..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..