Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes vjetore të autoriteteve vendore 2024, organizuar nga Asociacioni Kombëtar i Bashkive. Ai theksoi se është bërë një rishpërndarje e buxheteve të mbetura në kuadër të Programit, në mënyrë që paratë të shkojnë për financime shtesë për investime të ndryshme komunale.
Bullgaria duhet të përgatisë planin e saj të parë strukturor afatmesëm 2025-2028. Ai duhet të përfshijë politika, reforma dhe investime, tha në “Albena”, zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave, Ljudmilla Petkova.
Bullgaria mund të rinovohet me të paktën 35 parqe industriale. Përveç tërheqjes së investitorëve, ato ofrojnë mundësi për zhvillim ekonomik dhe social, ndikojnë edhe në infrastrukturën arsimore, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov para përfaqësuesve të pushtetit lokal. Sipas tij, parqet industriale janë i vetmi mekanizëm efektiv për tejkalimin e dallimeve rajonale.Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..
Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj..