Një aurorë ndriçoi qiellin mbi Bullgarinë në orët e para të 11 tetorit, njoftoi Penço Markishki, një fizikan në Institutin e Astronomisë në Akademinë Bullgare të Shkencave. “Qielli mbi horizontin verior u ndriçua në një ngjyrë të kuqe, pak e vështirë për t'u parë me sy të lirë, e cila, megjithatë, mund të shihet mjaft qartë në fotografitë e bëra edhe me telefon”, tha fizikani për BTA. Ai e filmoi fenomenin nga Observatori Astronomik në Bellogradçik në orët e para të ditës. Fenomeni mund të vërehet nga zona më pak të ndriçuara pasi retë mbi disa pjesë të vendit u shpërndanë në orët e para të natës, tha Markishki. Shkëlqimi, i rrallë për Bullgarinë, që është karakteristik për rajonin e poleve të Tokës, është rezultat i një stuhie të fortë gjeomagnetike të shkaktuar nga një shpërthim diellor.
Gjatë natës fronti i ftohtë atmosferik do të kalojë edhe përmes Bullgarisë Lindore. Në shumë rajone atje, si dhe në pjesën qendrore të vendit do të ketë reshje. Në Bullgarinë Perëndimore reshjet e shiut do të pushojnë dhe vranësirat do të çahen...
Ka përfunduar certifikimi i makinerive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari të 27 tetorit. Hapi i fundit ishte ndërtimi i besueshëm i softuerit të pajisjeve dhe gjenerimi i kodit hash. Ai do të jetë i shkruar në faturën e..
Bullgaria vazhdon t'i insistojë Komisionit Evropian që të ndryshojë kushtet për ndarjen e fondeve në të ashtuquajturën "ndihma ukrainase", tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në një takim me organizatat agrare. Shumë fermerë që arritën kufirin..
Konferenca me temë "Argjentina dhe Bullgaria në Antarktidë. Miqësia dhe sinergjia, një hap përtej kufijve të bashkëpunimit" organizohet sot në..
Maria Bakallova doli me një qëndrim zyrtar me rastin e një interviste në “The Guardian” , njofton ekipi bullgar i aktores. Titulli që u shfaq në..
Komisioni që hetoi rrëzimin e avionit stërvitor luftarak L-39 në tokë në avio-bazën Graf Ignatievo më 13 shtator, nuk gjeti ndonjë gabim të..