Pas kërcënimit për protesta nga bujqit, paraditen e sotme fermerëve iu paguan përmes Fondit Shtetëror “Bujqësia” nën të ashtuquajturën “ndihma ukrainase”, 200 milionë leva. Pjesa e mbetur prej 130 milionë leva do të jepet deri në fund të nëntorit të këtij viti. Këtë e njoftuan ushtruesja e detyrës së ministres së financave Ljudmilla Petkova dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të bujqësisë Georgi Tahov, transmeton BGNES. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave, Ilija Prodanov, konfirmoi se 200 milionë leva në fjalë tashmë u shpërndarë dhe u transferuan në llogaritë e prodhuesve bujqësorë. “Përgatitja për protestë ishte pikërisht me këtë kërkesë – të marrim garanci të qarta për pagesën”, tha ai dhe bëri të ditur se gatishmëria për protestë aktualisht është duke u anuluar.
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov dhe ambasadori i Japonisë në Bullgari Hisashi Miçigami diskutuan bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe partneritetit në kuadër të NATO-s. Ndër temat kryesore të diskutuara ishin mbështetja për..
Një aurorë ndriçoi qiellin mbi Bullgarinë në orët e para të 11 tetorit, njoftoi Penço Markishki, një fizikan në Institutin e Astronomisë në Akademinë Bullgare të Shkencave. “Qielli mbi horizontin verior u ndriçua në një ngjyrë të kuqe, pak e vështirë..
Bullgarët, si trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, të shpallur nga Papa Gjon Pali II si bashkëmbrojtës i Evropës, jemi të detyruar të ruajmë dhe të zhvillojmë trashëgiminë e tyre. E vlerësojmë lartë..
Konferenca me temë "Argjentina dhe Bullgaria në Antarktidë. Miqësia dhe sinergjia, një hap përtej kufijve të bashkëpunimit" organizohet sot në..
Maria Bakallova doli me një qëndrim zyrtar me rastin e një interviste në “The Guardian” , njofton ekipi bullgar i aktores. Titulli që u shfaq në..
Komisioni që hetoi rrëzimin e avionit stërvitor luftarak L-39 në tokë në avio-bazën Graf Ignatievo më 13 shtator, nuk gjeti ndonjë gabim të..