Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 11 tetorin

Na pret mot i vranët, me shi, por i ngrohtë

Foto: BGNES

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, në Sofje 12°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës dhe pas mesditës në Bullgarinë Perëndimore, natën e së shtunës dhe në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22 dhe 27°, në kryeqytet deri në 23°.

Në Detin e Zi do të mbajë vranësira. Temperaturat e ajrit do të jenë 22-25°. Uji i detit është 21-22°. Eksitimi do të jetë 2 ballë.

Mbi malet do të mbajë vranësira dhe do të ketë reshje shiu kryesisht mbi Stara Pllanina. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 20°, në 2000 m deri në 13°.

Të shtunën reshjet do të ndalojnë, më së voni në lindje. E diela do të jetë me diell por moti do të jetë më i freskët.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Presidenti është i pakënaqur që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nominuar vetëm një kandidat për Prokuror të Përgjithshëm

Presidenti Rumen Radev shprehu dyshime se deri ku Këshilli i Lartë Gjyqësor aktual mund të përmbushë pritjet e larta të shoqërisë lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të ri Gjyqësor. Në resortin “Allbena”, para fillimit të mbledhjes vjetore të bashkive..

botuar më 24-10-14 9.54.PD

Bullgaria dhuroi mbi 3 milionë vaksina kundër Covid, 2.8 milionë u dërguan në Iran

Bullgaria ka paguar, por më pas ka shkatërruar ose dhuruar mbi 5.5 milionë vaksina kundër Covid. Në total, nga shfaqja e vaksinave për Covid-19 deri më 31 gusht 2024, vendi ynë ka paguar pothuajse 250 milionë euro nga fondet e veta për të blerë 8..

botuar më 24-10-12 1.15.MD
Akademia Bullgare e Shkencave

Akademia Bullgare e Shkencave feston 155 vjetorin e themelimit

Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 12 tetor, 155 vjetorin e themelimit të saj me një mbledhje solemne dhe një koncert në Operën dhe Baletin e Sofjes. I ftuar zyrtar i festës do të jetë presidenti Rumen Radev. Akademia Bullgare e..

botuar më 24-10-12 6.15.PD