Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përcaktoi rregullat për ndërtimin e besueshëm të kodit burimor për makineritë e votimit për zgjedhjet parlamentare më 27 tetor. Gjenerimi i kodit është kusht i detyrueshëm për të votuar me makineri dhe është i përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Gjatë procedurës kanë të drejtë të jenë të pranishëm përfaqësues të forcave politike pjesëmarrëse në votim, ekspertë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Anëtarë të caktuar posaçërisht të KQZ-së do të gjenerojnë çelësa privatë që bllokojnë softuerin në mënyrë që të mos manipulohet. Procedura siguron që çelësi privat nuk do të bëhet i njohur për një palë tjetër. Ndalohet filmimi dhe regjistrimi i futjes së fjalëkalimeve. Platforma harduerike në të cilën janë krijuar ato, si dhe kodi burimor, do të ruhen në KQZ. Gjithashtu vijon procedura për verifikimin dhe vizualizimin e kodit hesh të sistemit të softuerit, i cili është publik.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..