Ministri i brendshëm Atanas Illkov zhvilloi një video-konferencë telefonike me homologun e tij hungarez Sándor Pinter në lidhje me Këshillin e ardhshëm të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme më 10 tetor në Luksemburg. Pinter ripohoi qëndrimin e Hungarisë, të shprehur në vitin 2011, në mbështetje të anëtarësimit të plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Ai siguroi se Presidenca hungareze e Këshillit të BE-së vazhdon të punojë në mënyrë aktive për finalizimin e këtij qëllimi.
Illkov, nga ana e tij, e njohu homologun hungarez me kontributin e Bullgarisë në sigurinë e zonës Shengen dhe konfirmoi gatishmërinë që më 10 tetor t'ua prezantojë informacionin për këtë temë kolegëve të tij nga vendet anëtare të BE-së.Lexoni më shumë:
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..